Në Tiranë ndodhet për një vizitë presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i cili dha një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Reforma në drejtësi ishte pika qendrore e diskutimeve. Tusk i dha një mesazh politikës shqiptare.
“Kemi rënë dakord me kryeministrin Rama për rëndësinë e mbështetjes ndërpartiake për të përfunduar sa më shpejt reformat e rëndësishme, që do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit për në BE”, tha polaku Tusk.
Ndërkohë, kryeministri Rama theksoi se reforma në drejtësi është historike për Shqipërinë. “E kemi të qartë se fjala kyçe është reforma në drejtësi. E kam falenderuar presidentin Tusk për mbështetjen që na jep në këtë reformë Europa dhe SHBA-ja. Kam besim se me këtë mbështetje do të kalojmë një reformë që do të jetë historike për transformimin e sistemit të drejtësisë në vend”, deklaroi Rama.
Në lidhje me krizën e refugjatëve, kreu i qeverisë theksoi se edhe pse Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve, por shtoi se vendi ynë do të ofrojë ndihmën e vet.
“Nuk jemi evropianë vetëm për ditë të mira, por edhe për ditë të këqia. Jemi të vendosur të jemi pjesë e çdo plani për zbutjen e efekteve të kësaj krize”, u shpreh Edi Rama. /Dita/

Hhahhahaha, Politike Barbonesh.Llafe, genjeshtra, mashtrime dhe fodullek. Republika e Bananes qe ka me shume refugjate ne Evrope se cdo vend tjeter, ka kapacitet dhe mundesi te ofroje strehim, ashtu si beri me plehrat Saliu.
Ky e di qe reforma ne drejtesinuk eshte e mundur me kete Qeveri EKSPOZITASH, President e Prokuror.Spo fus ketu dhe LSISIS dhe PD.
Mjere ne, alternativa eshte akoma dhe me e keqe.
Erdhi, Merkel iku Tusk ne ngelem vend numero.
Cdo politike ndikone tek punesimi tek shqipetaret ………politikat e lojes ndikon ne shketerimin e vendi ne diplomaci e lojtareve te nesermes …………….por punesimi dhe lehtesimi i shqipetareve ne europe tekon qarte se sa europa e done vendin e shqiperise tek isis dhe ekonomine drejte shkaterimit te edi rames dhe forcave politike ……………………………………………………………………………………………..e nesermja me respekte ladi………………………………………………………………………………………………………..do pune