Tusk nesër në Tiranë, detajet e vizitës

Ornela
European Union President Donald Tusk attends a join news conference with Bulgarian Prime Minister, Turkish President and European Commission in Varna on March 26, 2018. / AFP PHOTO / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Ditën e nesërme Tiranën e viziton Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk do të pritet nesër në 15:00 nga kryeministri Edi Rama. Mësohet gjithashtu se zyrtari i lartë europian do të qëndrojë për pak orë në Tiranë, ndërsa pjesë e axhendës janë takimet me aktorët politikë kryesor në vend.

Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.

Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ku jane detajet e vizites ne artikullin tuaj ?
    Apo s’jeni te sigurte qe do takoj apo jo Bashen-Berishen-Meten !!!
    Ju ven me vjell kur i shihni lideret e botes (Merkel, Trump, Macron etj etj) qe takojne RAMEN e madh. Po este i zgjedhuri i popullit o huj dhe gazetare servila.
    Reformen ne drejtesi po e bon america dhe evropa ! Ok po na n’dihmojne financiarisht dhe nga ana logjistike, POR MOS HARRONI KETE REFORME PO BON ISMAIL QEMALI I DYTE APO FAN NOLI I DYTE I SHQIPETARISE QE KA VETEM NJE EMER: EDI RAMA !
    Po ju dhem barku tia permendni kete merite dhe ndegjoni artopolantin e rrumpalles (hajdut, kriminel, oligark…)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *