Do të jetë gati brenda muajit maj 2018, do të quhet Arena Kombëtare, do të ketë një kapacitet prej 25 mijë vendesh.
Kryeministri Rama: “Kështu mund të presim finalen e një Kampionati Europian” Shqipëria është më shumë se kurrë duke rendur drejt një të ardhmeje që përveçse moderne, të jetë në gjendje që t’i përgjigjet edhe në futboll pritshmërive të një vendi të ri dhe plot pasion për sportin.
Kështu, në prezantimin zyrtar të një projekti arkitektonik sa të rëndësishëm aq dhe domethënës, foli dhe Kryeministri Edi Rama, i apasionuar pas futbollit dhe supertifoz i Kombëtares, skuadrës që nën drejtimin e Gianni De Biasi-t arriti kualifikimin historik në fazën finale të Europianit 2016.
Stadiumi i ri i kryeqytetit, shtëpia e mrekullueshme e Shqipërisë, do të quhet Arena Kombëtare, do të zëvendësojë stadiumin ekzistues “Qemal Stafa”, do të mund të mbajë 25 mijë spektatorë, do të ketë dyqane, restorante dhe një hotel, pra aty jeta do të pulsojë në të shtatë ditët e javës, përgjatë 365 ditëve të vitit. Punimet do të përfundojnë në maj të vitit 2018.
