TV dhe politika si mashtrim masiv

anazapta

Email në adresën

[email protected]

 

Kjo dalja në TV e politikanëve na është bërë mortje. Nuk kuptoj një gjë: Qeveritarët dhe gjithë të tjerët i kemi paguar për të punuar apo për të dalë në TV? Se shumë herë problemet ngelene të njëjtat pavarësisht se në TV na pompohet sikur po bëjnë naming me projekte madhore.

TV po krijon dhe kultin e politikanit. Në disa raste, në Tiranë, kam vënë re drejtpërdrejt se prania e një “ylli” të politikës në sallë jo vetëm siguron pjesëmarrje të plotë të publikut në ngjarjet artistike, por edhe garanton që këto ngjarje do të përcillen të nesërmen nga mediat. Politikani shërben, kështu, si katalizator i atij procesi që e shndërron kulturën nga dëshirë dhe eksperimentim në realitet për publikun.

Kjo nuk është serioze. Vetë politika e shëndoshë duhet ta stopojë këtë gënjeshtër massive.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo! Kush do qofsh! Kjo qe thua, plus lidhja e shkurter e pronarve te médias me bizneset e pastra e te papastra te te gjitha llojeve te interesave jopublike, e shenderojne vendin ne Media Republike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *