TV Klan dhe “shoqja” Rita Marko

Dita

Televizioni Klan në përpjekje për të sulmuar ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për dekoratën ndaj Vito Kapos, ka ngatërruar gjininë e Rita Markos. Duke u nisur nga emri, e kanë bërë shpejt e shpejt femër.

“Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kishte vendosur të dekoronte bashkë me Vito Kapon edhe Nexhmije Hoxhën e Rita Markon, por këto dy të fundit e refuzuan medaljen. Është vetë e veja e ish-diktatorit që deklaron se do të kthente mbrapsht çdo medalje që do t’i jepej”, thuhet në kronikën e Klan. Më tej, theksohet se Rita Marko në kronikë se “shoqja Rita nuk e ka komentuar fare dekorimin e ministres”.

Kaq është dashur që padija e Klan të kthehet në gallatë në rrjetet sociale. Një prej komentuesve shkruante se Nexhmija dhe Rita mbase janë të dyja zonja, por kanë një dallim sepse kjo e fundit ka dhe to..e. Kështu është
kur e bën kronikën nga studio pa dalë një herë në terren dhe për më tepër të jesh edhe gazetar sportiv.
Nëse gazetari do e takonte vërtet Rita Markon me siguri do e dallonte që është burrë edhe pse në moshë të
thyer tashmë. Shkoi për vetulla edhe nxori sytë Klani me këtë kronikë.

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *