TV KLAN: PD e Bashës si një OJF holandeze

Dita

TV Klan ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, pse nuk e ka mbrojtur Spiro Kserën, që u arrestua dy ditë më parë.

Sipas TV Klan, Basha duhej të kishte vepruar si Berisha, që i doli në krah Kserës.

Klani e sulmon Bashën, se ka vepruar me Kserën, njësoj siç veproi në rastin e arrestimit të Ardian Fullanit.

Ja çfarë thuhet në kronikën e TV Klan:

“Partia Demokratike dhe kryetari I saj Lulzim Basha, me reagimin e saj pas arrestimit te ish ministrit dhe deputetit te kesaj partie, Spiro Ksera , tregoi as me pak e as me shume por nje qendrim prej Organizate jo qeveritare. Asnje fjale per menyren e arrestimit te ish ministrit te PD-se, qe i ngjan fiks atij te ish guvernatorit Fullani, dhe asnje qendrim politik per nje akuze qe mund te kishte edhe nje mase me te lehte sigurie, se sa prangat dhe qelia e burgut.

I vetmi qe doli ne mbrojtje te Spiro Kseres, ishte ish-kryeministri Sali Berisha , i cili ndryshe nga deklarata limonate e Arben Ristanit, e quajti arrestimin e ish minsitrit te tij si deshmi e dobesise ekstreme te atij qe e ka leshuar urdher-arrestin.

Dhe ne fakt, Spiro Ksera u arrestua pa u thirrur qofte edhe nje here ne organin e akuzes per te dhene deshmine dhe variantin e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria. Spiro Ksera nuk eshte as person i rrezikshem dhe as zyrtar qe mund te ndikoje apo prishe provat shkresore te hetimit te ngritur, pasi nuk gezon me nje post zyrtar.

Atehere, perse dhe kujt i duhej arrestimi i tij, gati tre vjet pas atij kontrolli qe nxori me probleme disa procedura aktivitetesh ne ministrine qe ai drejtonte?

Perse Partia demokratike shprehet se mbeshtet dhe inkurajon cdo hetim te drejtesise ne luften kunder korrupsionit, por pa u marre aspak me menyren e arrestimit te nje prej ish zyrtareve me te larte te saj? Cfare provash mund te cenohen dhe cfare rrezikshmerie paraqet individi Spiro Ksera sot, qe te perligjte masen me te rende te sigurise, ate te mbajtjes ne qeli? Por pervec ktyre pyetjeve, me i paqarte eshte vete qendrimi zyrtar i Partise Demokratike qe do i shkonte per shtat vetem ndonje Organizate joqeveritare hollandeze .

Perse Basha e shiti kaq shpejt dhe kaq lire nje ish- minister te qeverise se parties se tij?

Nderkohe qe kjo parti nuk shprehu asnje fjale kunder procedures se ndjekur per mbajtjen ne burg te Kseres, sot kjo parti protestoi fort kunder prokurorise pse kjo ka derguar ne gjyq ish kryetaren e Autoritetit te mediave Audiovizive. Nje qendrim I dyfishte per anetaret e saj. Qendrim qe gjithsesi nuk eshte mbeshtetur se pari nga vete ish kreu i kesaj partie, Sali Berisha i cili nuk nguroi ta quaje arrestimin e Kseres si te paligjshem dhe si te porositur per qellime te qarta politike..”

Mbrojtja që i bën TV Klan është e kuptueshme, pasi Aleksandër Frangaj ka përfituar personalisht nga fondet që jepte Ksera.

Dhe, për të mbrojtur abuzimet që ka bërë me Kserën, Frangaj do të tërheqë pas vetes edhe PD-në.

Share This Article
6 Comments
  • Po çbehet keshtu? Politikane por edhe media aty ne shqiperi sa here prangoset nje keqberes marrin persiper te bejne prokurorin e gjykatesin pa i a kerkuar kurkush. Mire saliu qe eshte i rrjedhur por klani çfare ka qe qenka p…erdhur? Hajde gallate… Dhe duan shtet pastaj sipas interesave te tyre ku i forti vjedh e grabit e njeriu i thjeshte ngryset e gdhihet me barkun bosh…Plehra…

  • E në se p.d, në formë bëri mirë që u distancua disi nga ky arrestim, tv. Klani si kobure e Berishës për të cilin është krijuar e funksionon me Sadri vijojnë rrugën inatçore
    të usta saliut,,,Mos presin ende lekë nga saliu ,apo Luli nuk do të vijojë politikën e vjetër,,,,? Apo filloj goditja përfundimtare e Saliut për tu bërë kalif i partisë,,,,,.?Të presim cila do të dalë,se partia duket që e ka marrë rrugën për lesh,,,,,,,,,,,!!!!!?

  • Vazhdon mentaliteti berishian i Sander Mafishes… Ai eshte mesuar qe te nderhyje ne punet e brendshme te prokurorise qysh kur ishte pinjoll i Berishes ne perfitimet e tij mafioze qe dihen nga i gjithe populli.

  • Po more Sandri te vjen keq,domosdo,te ka mbushur thesin dhe kerkon ta mbrosh me çdo kusht.Po sojit tuaj nuk i vjen turp per asgje pavarsisht se shkelni ligje dhe vidhni me te katerta.Po Ksera ka shume shtepi ,andej e kendej dhe nuk i gjendet adresa prandaj me mire o sandri ti e gjen kollaj,shko dhe beja viziten e kortezise.Kur e mbron saleshi nuk ka nevoje ta mbroje luleshi yt.

  • Tani pritet te dale Taulant Balla ne emer te Rilindjes e te caktoje kush ka te drejte. PD e Bashes apo Klani i Berishes. Komedi e madhe, nuk ka ku te mbaje ane qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *