Partia Demokratike e shikon përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së jo vetëm një barrë më shumë për këtë kategori, por edhe si rrezik për falimentimin e tyre.
Tabaku thotë se biznesi i vogël preket jo vetëm nga TVSH-ja, por edhe nga taksa e pronës dhe tarifa e rrugës së Kombit.
“Bizneset në këtë treg preken në mënyrë masive nga të treja. Po të shikoni, pothuajse gjysma e bizneseve kanë mbyllur qepenat. Ka rënie të konsumit. Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimit të energjisë, rritja e taksës së tatimfitimit deri në 15%, edhe tatimin mbi dividentin që e kanë shtuar këtë vit për bizneset që konsiderohen si më të mëdha.
Në fund të ditës, në xhepin e biznesit mbetet 15% e të gjithë xhiros së biznesit, që është vetëm për të mbuluar shpenzimet për mbijetesë. Kjo është shprehja që të gjitha bizneset kanë thënë; jemi në kushtet e mbijetesës”.
Rritja e taksave dhe vendosja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është kundërshtuar nga Fondi Monetar ndërkombëtar,Dhoma Amerikane e Tregtisë si dhe Shoqata e Biznesit të Vogël. Kjo e fundit ka paralajmëruar edhe mbajtjen e disa protestave kundër vendimit të qeverisë.
s.a/dita
