Sa kohë keni pa parë lajme në TVSH? Ja përmbajtja e edicionit të sotëm të lajmeve, dhënë mes ndeshjes Kukësi-Trabzonspor:
Lajmi i parë: Kryeministri Berisha takon ambasadorin austriak. Kryeministri i ankohet atij që PS po pregatit një platformë për të spastruar administratën (ilustrim me video)
Lajmi i dytë: deklarata e PD kundër “fushatës së shpifjejeve e denigrimit” (jepet gjerësisht deklarata e PD, nga zëdhënësja Vorpsi)
Lajmi i tretë: David Linginton përgëzon me një letër kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha. (ilustrim me foto)
Lajmi i tretë / 2: Takim i Bashës me ambasadorin Kenon që i dorëzoi letrën
Lajmi i katërt: Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur Bankën filan fëstëku për të dhënë kredi me garanci bankën Filan. (ilustrim me video. Lajmi rijepet me Voice Over, me ilustrim pamjesh. Intervistë e gjerë e Bashës për projektin, plus intervistë e përfaqësuesit të Bankës)

Po ka te drejte TVSH Rama i ben mbledhjet e qeverise per programin 300 ditor (ja dhe program per 300 dite nuk kishim degjuar) Pra rama i ben mbledhjet me dyer te mbyllura. Cfar te thote TVSH per kete mbledhje. Synimi eshte i qarte: Ne TVSH duhet te vihet nje njeri qe do rama!
TVSH, T’a V’e SH’teti, per aq kohe sa Shteti eshte Berisha ashtu do jete edhe TVSH
Pse ka akoma njerez qe shikojne TVSH-ne???????????????
T.V.SH per mendimin tim duhet shkrire fare dhe te ribehet nga e para si ne Greqi me ERT ne. Sot eshte tv me koti qe asnjeri se shikon te ngjall bezdi dhe neveri
TE SHKRETAT TEKNIKET E TELEVIZIONIT DHE NDOSHTA INXJINIERET QE MBARUAN KETO PROFESIONE KAQE TE BUKURA DHE ME LIGJET E OMIT VOLTES AMPERIT PASKALIT EINSTEINIT MAX WELLIT ETJE ETJ VAZHDOJNE TE PUNOJNE PERT GENJESHTREN DHE POSHTERSINE NE SHQIPERI ZOTI JU MARROFTE QE DONI ME RREJT POPULLIN AKOMA SI NE KOHEN E GJAGJIT ENVER (E KAM SHKRUJT SIC E SHPREHIN KOSOVARET E BASHES DHE BIRISHES)
duhet te shkrihet ne menyre urgjente,dhe te gjith punonjesit pa perjashtim te pushohen nga puna dhe mundesisht te ndiqen penalisht per mashtrim te shikuesve,sidomos tete vitet e fundit, sepse paguhen nga paret tona.
nuk e dija qe eksiston akoma tvsh nuk mbahet mend kur e kame pare per here te fundit por me sa duket ata jane mesura se kohen e xhaxhit vetem nje parti ishte dhe ata nuk e ishin mesuar te jepnin lajme per ndonje parti tjeterdhe po ta bejne tani do u meren ment po te kthehen nga nje parti ne parti tjeter le te vazhdojne sic kane bere se nuk e mere njeri mundimin te ndroje kanalet te shikoje tvsh.
Në Greqi , pak kohë më parë ,pati reaksion të madh nga njerzit, kur qeveria kerkoi të mbyllte radiotelevizionin shtetëror.
Nuk e di ,tek ne ,si do të reagonte opinioni publik nëqoftë se qeveria do të shpallte mbylljen e RTSH, si një medie e “falimentuar ekonomikisht”?!.
turp per ata qe punojne ne tvsh njerez qe skane dinjitet,karakter,profesionalizem,turp te kene qe tvsh e kethyen ne nje institucion putanash .