TVSH nuk do e transmetojë Europianin (edhe pse shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për të)

redaktor

Televizioni Publik Shqiptar nuk do ta transmetojë Europianin e Francës, ku do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit Martin Leka, në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Megjithatë, ai është justifikuar, duke thënë se kjo gjë ka ndodhur edhe në vitet 2006 dhe 2008, kur TVSH nuk ka transmetuar kompeticionet e futbollit.

Leka tha se TVSH nuk mund të konkurronte me Dixhital, pasi ka ofruar dyfishin e çmimit për ta blerë atë.

Dhe ndërkohë, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çdo muaj për TVSH-në, edhe pse shumica nuk e sheh asnjëherë.

Me përjashtim kur ka ndonjë Europian dhe Botëror, të cilët tashmë as ata nuk do i shohim dot.

Share This Article
5 Comments
  • Te justifikohet TVSH se Digitalb ka ofruar dyfishin e cmimit per blerjen e te drejtes televizive,ky eshte kulmi!
    Po mire more Z.Martin,a ka te pakten mbi 500 mije familje shqiptare qe paguajne 10 USD ne muaj per Digitalbin sic ka per ju?
    Por 500.000 familje x 10USD x 12Muaj =60.000.000 USD !
    Z.Martin, te kesh qe ne fillim te gares,60 miljon USD te garantuara,nuk jane pak per nje institucion.Por po te jete mendja ne vend te bythes,edhe dhjetfishin e kesaj te kesh,po keshtu do te flasesh.Jeni mbledhur nje tufe hajdutesh dhe sju bene syri drite para asnje lloj arsyeje. E keni bere TVSH sikur te ishte nje ndermarje si Metalurgjiku i dikurshem ku punonin me mijera njerez.
    Pse Digitalb,me sa veta e drejton kompanine?
    Reklama pa fund keni edhe ju si ata!Por kjo eshte ceshtje menaxhimi dhe jo gje tjeter.
    Te thuash qe edhe me pare paska ngjare kjo gje,eshte njesoj sikur te thuash hajde tja plasim nje lufte se keshtu ka ngjare edhe me pare.
    Nuk e di si mud te jete nje drejtues i tille ne krye te atij institucioni!
    Une per vete edhe roje nuk do e merrja ne biznesin tim!

  • Nuk arsyetohet kjo se kush ofroi me shum para per drejtat televizive . Po nje rregull ne gjith boten e detyron federaten apo televizionin publik ti’transmetoi ndeshjet per publikun . Ketu behet fjal per nje sport te mases se gjere dhe shtyll me te rendesishme te sportit ne bote ku privati ska qka kerkon .

  • @ kujtesa…
    Duket se, pervec se i painformuar, jeni edhe nga ata qe vetem sulmojne RTSH.
    Se pari, nuk eshte e vertete qe shqiptaret paguajne nje takse prej 100 (ju shkruani 1300) leke ne muaj per RTSH. Taksa paguhet ne cdo vend europian dhe ate e merr shteti. Kjo takse, qe paguhet ne Shqiperi eshte 5 here me e vogel se sa paguhet ne Bosnje-Herzegovine, dhe 8 here me e vogel se sa paguhet ne Kosove (respektivisht 3,4 dhe 4 euro ne muaj). Pra jemi vendi qe paguan me pak ne Europe.
    RTSH eshte institucion i rendesishem publik dhe, si ne gjithe Europen, shteti duhet ta subvencionoje per programet dhe projektet teknologjike. Shteti nuk e ka bere kurre nje gje te tille. I ka lene parate e takses, e cila deri para nje viti nuk mblidhej as 50%. Sot mblidhet me shume.
    Ata qe shkruajne, si “kujtesa” nuk e dine se, RTSH nga te ardhurat e saj, ku perfshihet edhe taksa e aparatit, do te paguaje kredine prej 20 milione euro, te mare nga Banka Gjermane, primin e sigurimit prej 1,8 milione euro, paguar kompanise se sigurimeve Hermes (garante e qeverise shqiptare para bankes gjermane), si edhe nje perqindje interesi prej 2% gjate 9,5 vjeteve per shlyerjen e kredise. Vlera shkon ne 25-26 milione euro. Vec kesaj RTSH detyrohet nga shteti te paguaje edhe TVSH, pra 20% te vleres, gje qe e con drejt 30 milioneve gjithe faturen.
    Per dijenine e publikut, te gjithe keto, ne baze te ligjit per mediat te prillit te vitit 2013, duhet t’i shlyente Qeveria Shqiptare.

    Se dyti, meqe flitet per shumen prej 8,8 milione euro, qe RTSH duhet te paguaje per Sherbimin e Mirembajtjes se Pajisjeve.
    Deklarimet e z. Grida Duma jane jo te sakta. Cdo veprim i RTSH eshte bazuar ne ligjet e shtetit shqiptar. Kjo marreveshje eshte rezultat i nje tenderi te zhvilluar. Pra gara eshte bere.
    Ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave te vitit 2012, marreveshja per Sherbimin e Mirembajtjes i jepet kompanise fituese te tenderit te projektit. Kjo kompani eshte Rohde&Schwarz, nje nga kompanite me te mira ne bote per prodhimin e pajisjeve transmetuese, per te mos thene me e mira. Eshte kjo kompani qe do firmose kontraten. Kompania IDEA Tel eshte perfaqesuese e saj ne Shqiperi, gje qe eshte paraqitur edhe ne dokumentet e tenderit te projektit ne maj 2013. Perzgjedhjen e kompanise e ka bere vete kompania gjermane, e cila vendimmarrjen e saj nuk ua le ne dore askujt. Por, faktet tregojne se ka patur jo pak te interesuar per te perfituar nga kjo marreveshje, ne kundershtim me ligjin. Lufta “nentokesore” e tyre eshte ndier shume. Pervecse do ishte kunder ligjit dhenia atyre e ketsa marreveshje, me duhet te them se ne vendin tone nuk ka asnje specialist te afte per te kryer kete pune. Te pakten per sot.
    Se treti, projekti i RTSH ecen midis mjaft problemeve, sepse ata qe duhet ta cojne deri ne fund anen burokratike te gjerave, nuk e bejne dhe nuk thone te verteten per kete, as ne emisionet televizive, sic ishte rasti ne TV “Ora News” te mbremjes se 14 prillit 2016.
    Ne kontraten e firmosur midis Qeverise shqiptare dhe Rohde&Schwarz, ne nenin 4 te saj, permendet ne menyre eksplicite se RTSH duhet te lidhe kontraten per Mirembajtjen me kompanine gjermane. Prandaj, nje gje qe figuron ne kontrate, eshte detyrim per RTSH. Dhe RTSH i ploteson detyrimet e veta ne menyre skrupuloze.
    Sigurisht ka shume vonesa ne realizimin e projektit, por kjo nuk eshte vetem per faj te RTSH. Legjislacioni shqiptar per tenderet eshte shume i koklavitur dhe RTSH nuk mund te shkele ligjin, qofte edhe per te miren e ecurise se projektit.
    Mund te vazhdojme gjate per problemet qe kane te bejne me RTSH, por, kur shkruajme, duhet te themi te verteten. Fshehja pas “nofkave” per te goditur nje institucion, nuk eshte rruga e duhur.

    Administratorit te faqes…Ju lutem botojeni kete koment. Kjo eshte e verteta dhe do mundesoje te shperndahen shume tymra qe leshohen per qellime politike, ashtu edhe per qellime ekonomike.
    Une po ve emrin tim dhe per cdo gje qe kam shkruajtur mbaj pergjegjesi te plote.

    Me respekt.
    Agron Aranitasi

  • Qe kur e moren ne dore privatet tv nuk po shohim me asnje sport. Shoqeria ne pergjithesi po i humbet vlerat sepse shteti jone ia ka dhene cdo gje privatit edhe kur ato jane aktivitete apo sherbime ne te mire te te gjithe publikut.
    Turp te kete ai zotria qe drejton TVSH-ne sepse e trajton ate vend pune thjesht si nje vend per te ushqyer disa goje e asgje me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *