Autoriteti i Telekomunikacionit në Turqi ka hequr ndalesën dyjavore të Twitteri-it pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se bllokimi shkel lirinë e shprehjes.
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.
Ndalesa ka shkaktuar zemërim në mesin e turqve dhe është kritikuar nga aleatët perëndimorë të Turqisë.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mërkurën dhe ka thënë se ai duhet të hyjë në fuqi menjëherë.
