Twitter: Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet, sepse…

Dita

Rrjeti social Twitter u është drejtuar më shumë se 300 milionë përdoruesve për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre, duke thënë se ky informacion është ekspozuar pa qëllim brenda kompanisë, përmes një virusi.

Sipas kompanisë, nuk është identifikuar asnjë shenjë që tregon se janë përdorur të dhënat e ekspozuara, mirëpo është këshilluar ndryshimi i fjalëkalimeve më shumë për siguri.

Ndërkohë, shefi i teknologjisë në këtë kompani, Parag Agrawal ka siguruar se Twitter praktikon privatësi të plotë lidhur  me këto të dhëna, pasi edhe personat brenda kompanisë nuk kanë qasje në to.

Kjo kompani me bazë në San Francisko nuk ka dhënë një numër të saktë fjalëkalimesh dhe as se në çfarë periudhe ka ndodhur ekspozimi i tyre.

Kjo ngjarje i bashkëngjitet skandalit të rrjetit tjetër social Facebook me kompaninë konsulente Cambridge Analytica,të cilat u akuzuan për përdorimin e të dhënave të miliona përdoruesve.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *