Ti Luli-gënjeshtrës,
ja ke marrë dorën,
siç thosh Ilir Meta:
“Gënjen dhe për orën!.”
Rama plot dy letra,
tyja t’i ka shkruar,
po ti tek Sovrani,
e ke adresuar!
E di gjithë vendi,
dhe ti vetë e di,
se tyja-Sovrani,
s’të sheh dot me sy!
Ke pesë muaj plot,
poshtë dhe përjetë,
dhe s’ke bërë dot bashkë,
as Njëzet mijë vetë!
S’mbush dot as oborrin,
e Shtëpisë Qendrore,
si s’ke turp ta quash,
protestë popullore?!
Sa mbledh ti Lulash,
tok me LSI-në,
Rama mbledh dhjetëfishin,
me një fishkëllimë!
Ti një muaj plot,
bredh gjithë Shqipërinë,
lutesh tok me Monën,
po njerëzit s’ju vinë!
Njerëzit nuk të vinë,
xhan-o Lulëzim,
se tek ty dhe Mona,
nuk kanë besim!
Po si mund të dojë,
populli shqiptarë,
ty edhe Monikën,
super gënjeshtarë!
Ti kërkon pushtetin,
ta marrësh me dhunë,
thua-ngrihu prift,
se do ulem unë!
Po prifti nuk ngrihet,
që hoxha të ulet,
se për ty akoma,
nuk kanë çelur lulet!
Prifti nuk të ngrihet,
ty-mor lafarak,
se je gënjeshtar,
edhe frikacak!
Dhe tani që je,
me zonjën Monikë,
nuk konkurron dot,
se zgjedhjet ke frikë!
Siç fiku nuk piqet,
në dëborë e shi,
as Rama s’dorëhiqet,
vetëm se do ti!
Ti për atë punë,
je në opozitë,
që këtë dorëheqje,
ta kërkosh çdo ditë!
Pse nuk pyet Salën,
që është më i vjetri,
që s’quhet dorëheqje,
kur ta kërkon tjetri!
Se dorëheqja është,
veprim personal,
ndaj Rama që s’ikën,
s’bën ndonjë skandal!
Skandal po bën SHQUPI,
tok me LSI-në,
që kërkon-sërish,
të djegë Shqipërinë!
Që po na betohen,
se do djegin shtetin,
si një rrugë e shkurtër,
për të marrë pushtetin!
Ndaj dhe Rama fort,
duhet të qëndrojë,
që kjo maskaradë,
të mos funksionojë!
A.DUKA

Une them priftin dhe hoxhen ti leme rehat dhe sikur ta themi me haptaz
Çohu Ramë te ulem unë,dmth unë Luli dora vete
Te ulem qe tju siguroj qetesine. Dhe ne se vij ne pushtet po e levizet bishtin plumbat dhe bombat aty i kam gati per ju o popull. Sikur nuk ma dini kokën
Edhe ekonomine do ta ndrij ashtu si ndrita Tiranen 4 vjet kur fjeta si kryebashkiak.
Edhe zgjedhjet sa here te vine do ti bëj si i bëra kur u zgjodha ne 2017. Te njëjtit njerez votonin nga dy tri here për mua
Po te shikosh se kushe eshte sovrani ne syte e Lulashit do te shikosh nje fytyre te vrerosur te Sali me frikacakut.
Sovrani eshte gati dhe po pret daten, kur do t’i jape goditjen vdekjeprurese me vote ketij dordoleci te ndyre, qe i ka shume borxhe fukarait.
Ky nuk duhet te ishte zgjedhur ne krye te pd, por erdhi aty me manipulime. Njeriu me dy shtetesi – njeri me dyshime, nuk mund te drejtoje asnje pune, mbasi vemendja e tij eshte e perhapur dhe ka humbur perqendrimin, dmth ekuilibrin. Me njerez te çekuilibruar nuk shkon dot perpara.
Poshte mashtruesit dhe armiqte e kombit!
Nderim per Gazeten DITA dhe Arben Duken, zerin e aresyes dhe te se vertetes!
Djajte jane lidhur prap ne valle
Kryedreqi tund shamine
Thon’ do bejme dasem te madhe
se martojme Shqiperine
Ne dasem nuk jane te ftuar,
Vetem ëngjëjt, ngado jane
Ata quhen te harruar
Qe kurse moren dynjane.
Zoti s’vjen,gjithnje i zënë
S’paska nge as Perendia,
” Në kembe time”,paskej thene:
– Le t’u vijë Perrupia!…
Ndersa Ferri dhe xhehnemi
Ardhkan ne dasem pa ftese,
Fshehurazi nga Aligeri,
Madje na qenkan dhe shkese!
Mblidhen Lugetrit dasmore,
(Tej per tej nje vaj bilbili)
Me dy – tre heje ne dore,
Nëpër ta dhe Xhebrahili.
Si kjo dasem s’eshte pare,
(Vetem nusja rri e truar,
Kurbanet me gjak te lare,
Krismat s’kane te mbaruar!
Dhëndëri ia shkon Lubise
Ha e ha e s’ka te ngopur
Gojen si grop’ e Sejdise,
Nje bajloz qe petem njohur!…
Nusen e kerkon me paje,
Jug – Veri, me fusha ,male
“S’tundem”, thote këtej or daje,
“Se e kam te blere me pare!”
“Kjofte per hajer!”, thenkan djajte,
Na i dim zakonet tona
Veç na lej nji vend me nejte,
Jena msu na dhe nder hona!”
Por nuk dime se kur martohet,
Shqipja lare me uje Drini.
Fol, o Zot, se me s’durohet
Tok me dreqin dhe i biri!
Fol o Zhgabe, kokat menjane,
Moj e zeze,kokat ne zi
Kthehi te shihni vatane.
boll qendruat ne meri…
Se më zi nuk ka ku shkon,
Kombi i krrusur nder halle,
Nuk e di ne me degjon:
Djate jane lidhur prap ne valle
Djajte jane lidhur prap ne valle
kryedreqi tund shamine
hon’ do bejm’ dasem te madhe
se martojme Shqiperine!…
Kot i shkruan Edi ketij : ky nuk di as me lexuar e lere me me shkruar…
Kur ate shkolle qe filloj nuk e mbaroj!
faleminderit Gjeneral Duka per fjalet e rreshtuara qe vetem ti se si i rradhit.
Kush çan koken per sovranin – kur ja mbushe UDBA sahanin!…
!!!!!!!