Momente paniku për disa udhëtarë në tunelin e Kërrabës. Një autobus me udhëtarë ka pësuar defekt ndërsa nga mjeti i transportit ka dalë tym.
Kjo ka bërë që të përhapet panik mes udhëtarëve, por fatmirësisht nuk ka pasur flakë dhe të gjithë udhëtarët u evakuuan pa pësuar asnjë lëndim.
Raportohet se autobusi u rimorkiua dhe u nxor nga tuneli.
