Tymoshenko: Të kapim armët dhe të vrasim rusët e mallkuar (Audio)

anazapta

Në internet po qarkullon një bisedë telefonike e bërë më 18 mars mes ish kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe ish zëvendës sekretarit të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Nacionale, Nestor Shufrych.

Biseda zhvillohet lidhur me gjendjen në Ukrainë, kurse Tymoshenko nuk ka zgjedhur fjalët derisa i ka shpjeguar Shufrychit se si “duhet vrarë rusët e mallkuar”.

Tymoshenko e ka vërtetuar autenticitetin e bisedës në Twitter, duke sqaruar se “kam thënë rusët në Ukrainë, nuk kam thënë të gjithë rusët. Kërkoj falje për sharjet”.

“Është koha që të kapim armët në dorë dhe të vrasim ata rusë të mallkuar, bashkë me prijësin e tyre të q… Më vjen keq që nuk mund të jem atje tash dhe që nuk jam në krye të këtij procesi. Nuk do të kishin pasur asnjë shans që t’i lejoja ta marrin Krimenë. Do të gjeja mënyrë për t’i vrarë të gjithë. Shpresoj se do t’ia dalë që të tërheq të gjitha lidhjet që kam dhe t’i angazhoj në këtë proces. Do të shfrytëzoj të gjitha mjetet e mia që ta çoj botën në këmbë, kështu që Rusisë në fund do t’i mbetet vetëm toka e djegur. Duhet t’i vrasim me armë nukleare”, ka thënë Tymoshenko.

Shufrych është dakorduar për të gjitha me Tymoshenkon duke shtuar se do të duhej t’i drejtohen organizatave ndërkombëtare të drejtësisë.

Share This Article
6 Comments
  • Kjo,ose ka marre ilace te skaduara ne kohen e burgimit te saj,ose,me e mundeshme,sipas shembujve historike,kush hqet me katoloik se Papa eshte me heretiku.Te tilla figura politike gjithmone degjenerojne deshiren,perpjekjet dhe gjakun e popullit te tyre.Thjesht fare,gjaku i popullit te tyre eshte paraja ne llogarite e tyre.

  • Tashti kerkon falje per sharjet?
    Kur zbulohen te gjitha jane “sorry”
    Sigurisht, jo pendese pe cka bejne.
    Por pse u kapen.

    Timoshenko, nga koha a presidentit Kucma ka perfituar nga rremuja. Ukrainasit po vuajne si Shqiptaret, gjithmone perfiton nje grup i korruptuar e pagesat i ben populli i varfer.

  • Pse do kjo pise qe ti nxjerre geshtenjat me duart e te tjereve?
    ,Kjo vete e ka takuar Putinin e ka ngrene me te ,pse nuk e vrau,apo eshte mesuar qe te tjeret te vriten e kjo te perfitoje sic ndodhi tani heren e fundit qe doli nga burgu..
    Hajdutja !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *