Kombëtarja U-19 e femrave e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në grupin kualifikues për kampionatin evropian, por me shifra më “të buta”. Dje vajzat kuqezi janë mundur nga Italia 4-0, një rezultat që të duket i mirë pas shpartallimit 9-0 nga Polonia në takimin e parë. Ndeshjet e grupit po luhen në Slloveni dhe Shqipëria do të luajë me skuadrën vendase në takimin e fundit.
