U aksidentua bashkë me nënën tre ditë më parë, ndërron jetë 21-vjeçari në Shkodër

Ornela

Suad Milani, 21 vjeç nga Postriba i cili u aksidentua tre dite më parë në fshatin Hot i Ri ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa, nëna e tij Lida Milani mësohet se ka pësuar gjithashtu dëmtime të renda dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë njoftim.  Nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt Postribës, ndërsa janë përplasur me një automjet.

I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nëna ndodhet në gjendje të rëndë.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *