Një shtetas shqiptar është arrestuar ngs policis Holandeze pasi akuzohet për një sërë veprash penale. Raimond Precaj, 34 vjeç, i cili ishte arratisur nga Italia dhe prej disa kohësh streohej në Hollandë, nuk ka mundur t’i shpëtojë arrestimit. Mësohet se 34-vjeçari ishte arratisur nga burgu italian, pasi ishte dënuar me 16 vite heqje lirie. Precaj akuzohet për trafik droge, falsifikim dhe kontrabandë. Gjithashtu Raimond Precaj akuzohet dhe për shkelje të ligjit me armë. Bëhet me dije se Precaj ishte shpallur në kërkim nga Europoli. Pritet që ai të ekstradohet drejt shtetit italian për të vuajtur dënimin e dhënë.
