U arratis nga gjykata, kapet 24-vjeçari

Ornela

Autoritetet kanë bërë të mundur kapjen e 24-vjeçarit Saimir Ahmeti, vetëm pak kohë pasi u arratis nga ambientet e gjykatës në Gjirokastër.

Ai ndodhej në Gjykatën e Apelit të këtij qyteti, kur kërkoi leje nga salla për të shkuar në tualet dhe u zhduk. Gjithçka mësohet se ndodhi shumë shpejt, duke befasuar të pranishmit, ndërsa policia u vu në kërkim të 24-vjeçarit.

Sipas mediave, Ahmeti është i dënuar për përndjekje dhe i ishte drejtuar Apelit për ndryshim të masës së sigurisë.

Ndërkohë në një reagim të sajin, policia e Gjirokastrës sqaron si më poshtë.

“Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e Ahmetit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *