U arrestua me dy patenta të Tahirit, dosja e Orest Sotës shkon në Elbasan

J L

Një tjetër dosje është transferuar nga Krimet e Rënda. Pas dosjes 184 që i kaloi Prokurorisë së Dibrës, tashmë Krimet e Rënda kanë shpallur mos kompetencë edhe për dosjen e biznesmenit Orest Sota, duke bërë që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Elbasanit.

Ashtu si në rastin e dosjes 184, edhe për transferimin e kësaj dosje argumenti është i njëjtë, “veprat penale të kryera në këtë dosje nuk janë në kuadër të grupit të strukturat kriminal”, duke shpallur moskompetencë për hetimin e mëtejshëm të dosjes.

Akuzat që çuan dosjen e Orest Sotës në Prokurorinë e Elbasanit,   janë “drejtim i mjetit pa dëshmi aftësie”, “pastrimit të parave” , “fshehjes së të ardhurave”, si dhe “mos bindje të urdhrit të policisë”.

Ai u arrestua në Elbasan në vitin 2017 ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Megjithatë dosja e Orest Sotës është e ndarë nga ajo e ish-ministrit Tahiri.

Vendimi për të shpallur mos kompetencën tek Krimet e Rënda është firmosur nga Prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Preçi. Ndërsa në Elbasan pritet që dosja të hetohet nga Prokurorja Erida Kokonozi. Vendimi për kalimin e kësaj çështje është marrë që në muajin korrik dhe po në këtë muaj ka kaluar në Prokurorinë e Elbasanit për hetim të mëtejshëm.

Pasi u mbajt dy muaj në paraburgim për t’u hetuar, Orest Sota u la i lirë ditën e ditëlindjes, me detyrimin për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit dy herë në muaj.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ashtu te keqen. Po pse nuk ja cuan me mire prokurorise se Peqinit, apo Berzhites?!
    Gjithsesi, i marrshin te ligat Saje qorrit dhe Edvin gjigandit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *