U arrestua për “terrorizëm”, nxënësi 14-vjeçar kërkon dëmshpërblim 15 mln dollarë

Saimir Lleshi

U arrestua për “terrorizëm”, por nxënësi 14-vjeçar kërkon dëmshpërblim 15 milionë dollarë. Shumën e majme e kërkon nga administrata e qytetiy si dhe nga shkolla ku ai studionte.

Avokatja e familjes pranon që shifra është tejet e lartë, por shton se kjo është e pamjaftueshme për të rikuperuar pasojat.

Bëhet fjalë për nxënësin Ahmed Mohammed, banor i qytetit Irving në Shtetet e Bashkuara. Disa javë më parë, ai u arrestua pasi kishte dërguar një mjet në shkollë, për çka u dyshua se mund të jetë një sulm terrorist, por i riu kishte krijuar në orë në kushte shtëpie.

Rasti megjithatë, i solli edhe përfitime të tjera. Ai njihet jo pak në botë dhe mbështetja nëpërmjet rrjeteve sociale është tejet e madhe, por fitoi edhe një bursë studimi për novatorët e rinj që jepet nga Fondacioni i Katarit për Arsim, Shkencë dhe Zhvillim Social. Me ç’rast, Mohammed dhe familja e tij janë shpërngulur në Katar.

Duke iu rikthyer padisë, familjarët kërkojnë falje publike me shkrim nga prefektja e qytetit Irving, Beth Van Duyne si dhe nga zyrtarë të tjerë.

Avokatja familjare, Kelly Hollingsworth, tha se shuma ishte e lartë lartë dhe se familja e Mohammed këtë e di, por as kjo nuk është e mjaftueshme për dëmin e shkaktuar kësaj familjeje. /Dita/

Shpikja e nxënësit
Shpikja e nxënësit
Share This Article
1 Comment
  • Oh tmerr ! C’është kjo shqipe ? Mundohuni o “gazetarë” ta lexoni njëhere tekstin e shkruar et te perkthyer me shpejtësi. Mjaft më me përkthime pa kuptim !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *