Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lirojë 18-vjeçarin Julian Çela që u arrestua si militant i ISIS në Siri, pasi një ekspertizë psikiatrike e ka nxjerrë atë jo të rregullt mendërisht.
Arrestimi i Çelës u bë 7 muaj më parë, teksa ai u riatdhesua nga autoritet greke në Shqipëri.
Nga monitorimi i adresës së Facebook, Julian Çela kishte publikuar disa statuse me përmbajtje ekstreme, që përhapnin propagandën e organizatës terroriste ISIS, raporton Report TV.
Njëherësh ai bënte thirrje për të shkuar dhe luftuar në Siri përkrah kësaj organizate, duke shtuar se vetë kishte dhënë pëlqimin për t’u bërë rekrut i kësaj organizate vrastare. Mirëpo pas arrestimit dhe izolimit në burg, i riu ka pasur probleme mendore dhe për pasojë hetuesit e Krimeve të Rënda kanë kërkuar kryerjen e një ekspertizë psikologjike, ku pas daljes së përfundimit ka rezultuar se 18-vjeçari nuk është i aftë mendërisht.
Nisur nga kjo situatë prokuroria ka bërë revokimin e masës së “arrestit në burg” të dhënë 7 muaj më parë, duke kërkuar lirimin e Julian Çelës.

gabim
ata te gjithe te cmendur jane
mendoni se ndonje nga IS eshte normal?
Shume e drejte, shteti i isis-it eshte psiqiatria me e madhe ne bote.