U arrestuan për qentë, rezultuan të dënuar për vrasje

Elton Tafaruci

Të dënuar nga drejtësia italiane me 30 vite burg me akuzën e vrasjes, e të shpallur në kërkim prej 2015, 2 shtetas shqiptarë janë arrestuar ndërsa shëtisni të qetë në rrugët e Roterdamit.

Të ndaluar nga Policia holandeze me shkakun banal se kishin nxjerrë në shëtitje qentë e tyre pa maskën e detyrueshme mbrojtëse, dy shtetasit shqiptarë nga verifikimet e rastit, rezultuan në kërkim ndërkombëtar.

Policia italiane informon se janë arrestuar në Roterdam të Holandës dy shtetasit shqiptarë Redion Rakipaj, 27 vjec, e Naim Vargo, 35 vjec të akuzuar për vrasjen në Itali të shtetasit maroken Said Wahdoud, 24 vjeç në natën e 12 janarit 2015. Ndaj tyre ekziston një urdhër arrestimi ndërkombëtar dhe dënimi i drejtësisë italiane me 30 vite burg.

Sipas akuzës 2 shtetasit shqiptarë të arrestuar në Roterdam së bashku me shqiptarët e tjerë Bojken Zeqo, 28 vjec, Izmir Krasniqi, 25 vjeç e Ogert Rakipaj kanë rrahur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit maroken Said Wahdoud, si dhe kanë dhunuar mikun e tij  Mohamed Es Soukti. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Torinos në zonën Lucento.

Motivi i kësaj vrasje ka qënë për shkak se dy shtetasit maroken kanë shqetësuar një grup prostitutash, mikesha të shqiptarëve. Në natën e krimit, policia italiane ka arrestuar dhe Ogert Rakipaj, i dënuar tashmë me 16 vjet burg si bashkëpunëtor i kësaj vrasje si dhe shqiptarin Klevis Gropa, 28 vjec, por ky i fundit është lënë i lirë duke u rrëzuar akuza e vrasjes.

Menjëherë pas krimit Redion Rakipaj, Naim Vargo, Bojken Zeqo e Izmir Krasniqi mendohej se janë larguar drejt Shqipërisë.

Por një natë më parë Policia holandeze i ka arrestuar ndërsa shëtisnin në rrugët e Roterdami. Arsye e ndalimit të tyre nga ana e policisë holandeze ka qenë banale për shkak se po shëtisnin qentë e tyre pa maskat e detyrueshme mbrojtëse.

Pas verifikimit të identitetit të tyre, u zbulua se dy ndaj dy shqiptarëve ekzistonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Pak muaj më parë avokatët e tyre Wilmer Perga e Davide Diana kanë prezantuar pranë autoriteteve italiane kërkesën për apelimin e dënimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *