U bë nuse e thjeshtë, por kurora me diamante e Meghan Markle pati një kuptim tepër simbolik

DITA Online

 

Meghan Markle mund të cilësohet si një nga nuset më të thjeshta mbretërore të historisë.

Modeli i flokëve, fustani apo dhe fakti që kishte bërë një makijazh shumë natyral, e bënë Meghan të dukej super e thjeshtë.

Megjithatë kur vjen puna te bizhuteritë që Meghan kishte vendosur në ditën e saj të madhe, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Ajo që ra në sy menjëherë sapo Meghan doli në altar, ishte kurora e saj me diamante, që shkëlqente.

Si një traditë, kurora ishte e huazuar nga Mbretëresha.

Meghan ndoqi gjurmët e Kate Middleton, duke vendosur një kurorë që i përkiste Mbretëreshës Mary, bashkëshortja e Mbretit Xhorxh V, e cila e bleu këtë bizhuteri prej diamanti nga argjendaria luksoze në Londër, Garrard, në vitin 1925.

Pas vdekjes së saj, kurora u trashëgua nga nusja e saj, Princesha Marina, Dukesha e Kentit.

Motra e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret, gjithashtu e ka pasur kurorën.

Kurora është e përbërë nga gurë diamanti dhe platini dhe është e ndarë në 11 seksione, me gurë në formë ovale të madhësive të ndryshme.

Qendra e kurorës është një vepër e vërtetë arti e krijuar nga 10 diamante brilante.

Meghan mbante gjithashtu një palë vathë diamanti nga “Galanterie de Cartier”, argjenderia franceze Cartier, së bashku me një byzylyk diamanti “Reflection de Cartier” në dorën e saj të djathtë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *