Nga Sefer Pasha
Data 25 qershor më gjen në Prishtinë. Aty me miqtë e mi do të festojmë thjesht e miqësisht ditëlindjen Tuaj të tetëdhjetë Zoti Qosja, për vlerat shkencore, letrare dhe kulturore të veprës universale. Ani çka se ju i thatë gazetares Zenepe Luka se do ta kaloni ditëlindjen në heshtje e modestisht. Por pa e tepruar po them se Ju Profesor me veprën që keni shkruar jeni si Ylli i Karvanit që vetëm shkëlqeni për shqiptarët. Askush nuk ka këllqe, as Kryeministri, t’ju mjegulloj. Kësisoj me artin tuaj prej qëmoti i keni bërë nder Kosovës dhe Shqipërisë. Promovimi i veprave Tuaja në këtë tetëdhjetë vjetor është vetiu hiperkompetitiv. Pa e tepruar jeni kthyer në një mit kreativ dhe vizionar. Dekarti thotë: “Unë dyshoj, prandaj mendoj, unë mendoj, ndaj jetoj”. Dhe Ju Rexhep Qosja, miku i të gjithë shqiptarëve, jeni në historinë tonë një imazh ndryshe. Shprehje perfekte e kësaj është lufta jote me titistët e millosheviçët qysh prej djepi ndaj boshtit të së keqes gjersa Kosova u çlirua dhe tani është në liri.
Në prozën shqipe librat filozofik e artistik të Rexhep Qoses rrinë në këtë tetëdhjetë vjetor sup më sup. Janë vargmale. Si psikanalist i madh ato i shpallin luftë tribalizmit, sjellin vizione, janë një Drin plotë e për plotë me mendime, model përsosmërie, edhe guri e çil gojën (fshatarët i pyesin studentët…a e njohin Rexhep Qosen që u foli serbëve me penën e tij si Azem Bejtja) thuhet në një nga ditarët “Dëshmitar në Kohë Historike” më 25.5.1985. Autori nuk i ndahet kahjes së lirisë, çdo ditë është në makth, krejtçka thotë mu në krye ka Kosovën dhe Shqipërinë, në çdo mendim është klasik dhe elegant dhe shquhet për të përshkruar detajet më të imta. Me akademikët e njerëzit e letrave të Beogradit është idhnak. Përgjegjshmërisht merret me motive të flashkëta. I gjithë shtrati i veprave ka si performancë të vërtetën. Profesorit edhe pse nuk i është ndarë terri shpreson tek oguri i bardhë, hulumton thërrmija letrare, ku nuk ta merr mendja. Nuk gjen presje në ndryshimin e personalitetit. Kurdoherë i ka thurur librat me ndjesi të bukura energjie. Deviza e tij është një racë, një komb, një fe e një kontekst kulturor. Gjithandej bie në sy eleganca gjenetike e Vuthjotit dhe intelekti i botës shpirtërore . Gjer tani akademiku ka botuar shtatë vëllime me ditar. Dy janë në proces redaktimi. Të gjithë ditarët janë shkruar për hajër. Qysh në parafjalën e vëllimit të parë Rexhep Qosja shkruan: – “Kur kisha vendosur ta filloja botimin e ditarit tim 47 vjeçar, i cili, në qoftë se fati do t’më dhurojë edhe tri vjet jetë, do të bëhet pesëdhjetë vjeçar”. Të shpresojmë se i madhi i letrave do të botojë dhe ditarin që ka mbajtur kur ka qenë mësues në Shipol të Mitrovicës si lis i vetëm në mal.
Virtualisht, rrëfimet e Rexhep Qoses në botvështrimin bashkëkohor shprehin me një fjalor specifik gjerdanin e bindjeve të palëkundura. Me smirë universale mjeshtri i profiluar me tharmin e fjalës që ngjiz ka hedhur në letër imtësisht çdo detaj për ngjarjet më thelbësore. Qysh më 5.3.1985 ai shkruan me dhimbje: – “Populli im i dashur! Përpara syve ta kanë helmuar Naum Veqilharxhin! Përpara syve ta kanë syrgjynosur Fan Nolin! Përpara syve ta kanë vrarë Luigj Gurakuqin! Përpara syve të kanë vrarë Bajram Currin! Përpara syve të kanë vrarë Avni Rustemin! Përpara syve ta kanë vrarë Hasan Prishtinën! E ti, çka ke bërë ti? Vetëm ke shikuar se çka po bëjnë helmuesit, syrgjynosësit dhe vrasësit e tyre!”. Ethet e krijmit të bien në sy në të gjithë veprën kur Kosova ka qenë në mynxyrë e kur ai vuthjoti patriot nuk ja ktheu kurrë shpinën Kosovës dhe Shqipërisë. Nëpërmjet fijeve të dëshmive (drenicak lindesh, nuk bëhesh) librat voluminoz kompetitiv ndriçojnë ofshamat e një kohe tragjike. Kalvari i një jete të trazuar që me sabah siç thonë në Vuthaj, i urti e i serti Rexhep Qosja, qet në sipërfaqe koloritin e ngjarjeve në Kosovë me veneracion të veçantë. Në faqet e librave lexuesi nuk gjen trille letrare, por ai zbaton në këtë lloj zhanri thënien e të moçmit: – “Folmë e mbushma mendjen”! Një personazh i tij thotë: “Mos më ngreh për gjuhe!” Librat filozofik dhe artistik plot sharm edhe kur përplasesh herë – herë me një tis pesimizmi shpirtin binjak e ndesh në shumë këndvështrime. Koleksionimi i kujtimeve, dizajnimi, instinkti për të rrokur thellësinë emocinale e ka detyruar autorin jo vetëm të shkruaj, por dhe tu vërë gjoksin stuhive në Kosovë. Autori i romanit “Vdekja më vjen prej syve të tillë” nuk ka luftuar për medalje dhe trofe. Por me përballje burrërore si sfidant në stilin e të shkruarit bukur fort është shfaqur si aktor dramatik në të gjithë kapërcyejt tronditës për fatet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Struktura e librave filozofik dhe artistik është e thjeshtë. Ai është këngëtar i ngjyrave me ndjesi dhe ofshama në pritje të agimeve që po vinin. Me stil epigramik librat përcjellin qëndrimin stoik të kosovarëve, krenarinë biologjike, narcizmin, karakterin e paqtë, vargun e vegimeve, dhe se çelësi i suksesit ka qenë tek besimi që lëviz malet. Ani pse asisoj në Kosovë ka pasur shumë tabllo të zymta shkrimtari i madh siç lexohet në ditar i ka bërë qokat e në këtë qerthull muza e zanave të Vuthajve i qëndronte në krah kur në vijën e parë të luftës i duhej të luftonte me penë dokumentarisht (tash e sa kohë vazhdoj të shkruaj barkas), pikturon autori më 16.6. 1982. Rexhep Qosja ngjan me malin e Pashtrikut.
Në veprën voluminoze Rexhep Qosja fletë me një gjuhë të zgjedhur, kundron edhe hijet e fatalitetit, ka mujtur ashiqare t’i japë me ndjesi realitetet paralele në Kosovë e gjithkah është ekzotikë. Me mendje të artë çon tek lexuesi idetë brilante të luftës për lirinë e Kosovës. Që në fillim të herës qe dhe është për kosovarët dhe shqiptarët një dritë ndryshe. Kjo duket tek ky mal me libra të cilat filozofi ia përcjell lexuesit në këtë tetëdhjetë vjetor. Nuk i mungon busulla e gjeografit as tani. Trishtohet edhe për një milimetër tokë mbi Dheun e Bardhë në Mitrovicë. E për milimetrat e tokës së Kosovës ai u referohet miteve dhe motërzimeve të baladave në Kosovë. Gjithë jetën luftoi me Jagot, shkoi dorë për dore me të diturit e shkroi kundër spiunëve me origjinë aliene në pikë të ditës e të natës. Ndjellazi shfaqet me identitetin e tij dhe orë pas ore e ditë pas dite e rriti tek lexuesi autoritarizmin si filozof e shkrimtar. Ditarët janë copëza kujtimesh, rrjedhë natyrale e karakterit të tij. Ai mbetet vlerë e shtuar në ditë të zeza. Fletë me gjuhën e profetëve, mbeti sinonim i kurajës, çezarian, arkitekt i veprave të shumta, virtuoz i rrëfimit, shkëlqen me stilin satirik dhe e ngat zemrën kundër intrigantit. Shumë faqe të ditarëve të botuar nga “Toena” së fundmi janë poema në prozë. Ditarët janë bekim për jetën në përditshmëri. I ka hije tharmi artistik. Librat me ditar kanë qenë edhe si një ushtrim në këtë zhanër e muza se ka lëshuar kurrë. Megjithëse aftësia e përshtatjes i ka munguar dhe kjo duket në mijëra faqe për shkak të karakterit, të personalitetit e të formimit kulturor, Qosja, nuk shkoi kurrë nga krejtkah shkonin servilët e regjimeve në ish Jugosllavinë e Titos dhe të Millosheviçit. Kur s’e merrte gjumi në situata të trazuara shkruante dhe i kujtohej ajo kënga: – “Seç me doli gjumi/ /E seç mu bë një këngë/”. Thagma e vendosmërisë e bëri, që përveç veprave madhore letrare, ditarët ta plotësojnë mitin qosjan. Ai ishte dhe mbetet kundër tribunëve të rremë. Kushtimisht e në mënyrë kaq kapilare e bëri prozatorin që të gjente të mesmen e artë dhe të lexohej nga Mitrovica e gjer në Sarandë dhe të përkthehej në disa vende të botës. Në Shqipëri ai hyn në listën e mendjeve të larta. Mjeshtërisht fati i epërm i erdhi në ndihmë në shenjtoren e krijimit. Edhe pse qe një shumë keqkuptimesh nga monstruozët në libra nuk ka retushime. Një faqe ditari që është shkruar 50 vjet më parë të duket sikur është thurur një ditë më parë në Vuthaj a Prishtinë.
Miqtë e mi më thonë se Rexhep Qosja do ta vazhdojë ditarin gjersa të mbushë një qind vjet e në mos më tutje. Thuhet se shkruan si në rininë e tij kur ishte mësues në Shipol të Mitrovicës (megjithëse ditarin e atyre viteve nuk e ka publikuar). Kënaqësitë e të shkruarit të ditëpërditshëm i ka të qashtra. Sot lënda e ditarëve ka ndryshuar. Kur ai është kthyer nga Tirana në Kosovë pas çlirimit të saj më 25 6.1999 në librin e dytë të ditarëve “Tronditja e shekullit” në fletën e fundit bën dhe këtë shënim: – “Shkrimtari i madh francez, Andre Zhid, e thotë bukur: – “Më e vështirë se të dish të çlirohesh është të dish të jesh i lirë”. …. A do të dimë të sillemi në liri”? pyet mjeshtri i madh.
Esenë modeste për mbresat që më le ditëlindja e tetëdhjetë e Rexhep Qoses ia dhashë për ta lexuar një poeti të njohur, që edhe ai e ka idhull Nderin e Kombit. Poeti kur ma ktheu esenë më tha fjalë të mira. Por e kishte një mendim. Do të qe mirë më tha ai që figurën brilante të Rexhep Qoses ta kishe krahasuar me malin e Korabit. Korabi është mali më i lartë. Jo, ia ktheva aty për aty. Edhe pse më kishte munduar krahasimi mali i Pashtrikut mbetet simbol për kosovarët dhe shqiptarët. Sulejman Vokshi pisket si zanë Pashtriku, thotë kënga si në balada. Mali i Shenjtë është ballë për ballë me Prizrenin e Avdyl Frashërit dhe të mendjeve të tjera të nditura, ku u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Pikërisht në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit më 29 shtator 1994 një nga miqtë e Rexhep Qoses, filozofi Ukshin Hoti, do t’i drejtohej prokurorit të Serbisë në Prizren, Dobrivoje Periçit me këto fjalë lapidare: – “Kryeqyteti i shtetit të bashkuar shqiptar mendoj se duhet të jetë Prizreni. Kjo i takon historikisht këtij qyteti, ndërsa i përgjigjet edhe gjeografikisht, pasi që gjendet në qendër të trojeve shqiptare”.

Eshte e veshtire te shkruash per kete figure madhore te kombit Shqiptar,eshte kenaqesi dhe privileg te shkruash per Profesor R.Qosen,eshte turp te mos e urosh per 80 vjetorin e lindjes,eshte turp per ata qe me emrin dhe fotografine e tij do na sillnin demokracine dhe ecuan kete vend ne kete gjendje qe eshte sot.Edhe 100 profesor me shendet te forte dhe mendje te fresket, sic je sot.
jetojme kohen e injoranteve. Jete te gjate akademikut tone.
Rrofsh sa malet ,o krenaria e kombit.
je i modh fare Profesor QOSJA
DY URIME nga njw ZWMWR !
Jetwgjatwsi Profesor rexhep Qoses-Krenari mbarwshqiptare.
Petritit faleminderit pwr komentin ,koment,fjale pakw e rrespekt e dashuri shume.
Njw urim dua tw bwj, pwr tw dy, me vargje.
I madhi Pr, Qosia 80 Vjetorin Petriti “IM” 60 vjetorin,
…..
-*80 vjet i madhi tw mbwdhenjve
Rexhep Qosia, me njw popull kremton,
Ai sumum i brilant sumumeve
Mendimtar shkencetar,twrw virtute..
Denjwsisht sa shqiptarisht folur
Drejtwsinw dhe ardmwrinw e atdheut mbrojtur,
Jetw tw gjatw e tw preftw PENEN
Ky pasardhws “Migjenian” sa “NAIMET !
…
60 vjetorin Petrit C. festuar
Miq e shokw me tw gwzuan,
Peng mbetur, me tw, spata voli
Ta pwrqofoja,unw gjysh atw CELIK…
.
‘Kritik Ai, kujt ia do tw mirwn
Nw sy ia thotw- mangwsirwn,
Wshtw kritik i yni Petrit
Thotw atw qw ka nw shpirt.
Gjenezwn nga Gora nw Opar
6 dekada stad tw ri marw,,
Filluar mwsusinw n’ato male kurorw
Bashkwudhwve poezine,,feston 60 vjetorw.
Nga zwmra e uroj,Unw tej oqeanit,
E meriton ai,mwsues- poet,zwmwr zjarr,
Mezi pres aty tw kthehem vrap…
Atij dhe ATDHEUT- erwn t’u mar.
Toronto 25-06-2016 Guri Naimit D.
R. Qosja eshte shume i njohur edhe per elozhete kushtuar shokut Tito. Ja se cka shkruan ai per Josip Brozin:
-“Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacional Clirimtare te popujve te Jugosllavise – ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.
– Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar luften qe e ka permbysur monarkine , duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit – ja nje merite tjeter e mjafte per historine.
-Tito na ka udhehequr shtigjeve te vetqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe te kombesive -ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.
-Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.
Profesor,
Bashkohem me urimet me te mira qe iu kane arritur ne kete 80-vjetor te lavdishem per shqiptarizmin dhe kulturen shqiptare, per konsolidimin e identitetit historik dhe modern shqiptar, pa xhingla e mingla, kinse, europianiste!
Besoj se moderatori do te ma percjelle kete urim zemre.
Gazmir
P.S.
Urimet me te mira per te madhin REXHEP QOSJA
Nuk ka qen kot agjent i UDB
Z. Qose nuk ka qene agjent i UDB-se por ka qene nje perkrahes i komunizmit Jugosllav. Tani , ne fund te jetes se tij u be edhe perkrahes i islamit radikal. Thene shkurt ai eshte nje dyzim komunisto-islamik.
bravo ky eshte komenti me me randesi
Mark Muti,
Nja si puna jote Rexhep Qosja e dhin çdo mengjes.
Nik
pamje gomari i ndyte rrenacak,
Marku uk dhe Mollosi jane antishqiptare,shajne patriotet dhe levdojne tradhetaret.Urimre ditelindja prof.Qosja.
E si mund te jete Qosja patriot kur eshte i afert dhe lavderon percaresin dhe antishqiptarin me te madh, hoxhe Shefqet Krasniqin. Te lutem, mu pergjigj ne pyetje. Apo ndoshte edhe ti je njeri nga komunistet apo islamistet ‘shqiptar” te cilet jane perkrahesit e vetem te grindavecit Qose. Edhe Qosja eshte njeri nder intelektualet shqiptar qe Kosoven ( me veprimet e tija te pamatura) po e deshqiptarizon duke e bere gjithnje e me shume islamiste. Ndoshta nuk e ke lexuar nje shkrim ne gazetat kosovare ku thuhet qe ne Kosove 37 % e popullsise vehten e ndejne me shume mysliman se sa shqiptar. Per kete zbehje te ndjenjave kombetare rol kyc ka hoxhe Shefqeti, apo thene me mire – miku i “patriotit” Qose. ja linkun e mos pritofsh lexoje se ndoshta ti dhe shoket e tu do te vetedijesoheni:
http://www.gazetaexpress.com/lajme/zbehet-ndjenja-kombetare-ne-kosove-37-ndjehen-myslimane-me-shume-se-shqiptare-218322/
mollosi:Me te ndigjuar e kam.Ktu ku jetoj ka shume kosovar,ata ma kan then ket gje.Se eshte islamik i thekur ket e di shume mire.Se ka vdekje prendimin dihet.Kurr nuk e ka kaluar 2% ne sontazhet qe ju kan bere te pakten dy here.Ne Shqiperi gjen perkrahje vetem se ashte kundershtar i PD dhe kryesisht i Berishes si dhe komunist i devotshem qe i ka bere Titos levdatat nga ma te ndyshmet.
Qosja nuk e mbrone islamin ,por Qosja nuk pajtohet me menyaren si e lufton islamin te shqipotaret Kadare.Qosja nuk eshte fetar qe te mbroe bindje fetare.Sa per Titon une nuk e di qe e ka mbrojtur Qosja.Por ishte nje periudhe e shkurter ne kohen eTitos kur filloj te lulezoe Kosova ne cdo aspekt edhe une e kame perkrahe Titon per pak kohe.Pas Titos kur filloj gjenocidi ndaj shqiptareve,Qosja ishte e vetmja shprese e shqiptareve me shkrimet e tija ne shtypin kroat dhe slloven se ne pjesn tjeter te YU nuk i botonte kush.Une qe dikur e perkraha Titon pas 97 kapa pushken dhe dola ne male iu bashkova UCK .Ata qe vazhduan edhe me tutje te perkrahin “titon”formuan LDK dhe organin e tyre Bota sot ne vitet e 90 dhe nisen nje propagande te papare kundra Qosjes, Demaqit ,UCK,Shqiperise,Enverit…por ju kundra Serbise.Ne nje fare mase ja arriten qellimit.Produkt i tyre je edhe ti M….
Afersia e Qoses me antishqiptarin Shefqet tregon se ai eshte mbrojtes i islamit. Kete nuk mund ta mohoje askush. Tito nuk ka pase nevoje per mbrojtje nga Qosja, por Qosja e ka dashur Titon dhe i ka kushtuar atij elozhe ( lexo komentin e mesiperm).Qosja u rebelua pas vdekjes se Titos ,se sa ishte ai gjalle nuk ju degjua zeri. Qosja ne kohen e Titos ishte i privilegjuar, kete e thot vete. Qosja ishte i kenaqur me poziten e shqiptareve ne ish Jugosllavi sepse Tito ” na ka udhehequr shtigjeve te vetqeverisjes socialiste, te BARAZISE…” Pra sipas Qoses kosovaret ishin te barabarte me kombet tjera te ish-Jugosllavise.Me ardhjen e Milosheviqit ne pushtet Qosja ndryshoi dhe sic thua edhe ti filloi qe te shkruaje ne gazetat kroate dhe sllovene dhe te jete kundershtari me i madh i Akademise serbe (SANU).
Perkrahesit e Titos nuk ishin themeluesit e LDK-se. Mos harro qe shume veprimtare te LDK-se tani jane ne parti te tjera. Kjo i bie qe edhe Hashimi, jakup Krasniqi, Hidajet Hyseni, Basri Musmurati etj. etj. sipas llogjikes tende ishin perkrahes te Titos. LDK-ja nuk beri propagande kunder Qoses. LDK-ja ia ofroi postin e kryetarit z. Qoses, por ai iu frikesua postit. Eshte normale, ishin kohe te veshtira dhe te keshe frike nuk eshte mekat.
Nuk e di se cka deshe te thoje me kete fjaline e fundit. Ndoshta u mundove qe te me fyesh. Desha qe te te pergjigjem por u terhoqa. Le te mbese ne ndergjegjen tende.
Tupi te mbuloft ty,o tos – Mollos,i molloserve,moetrave…
Keto qe i thash jane te verteta dhe shume lehte mund t’i vertetosh. Tjeter eshte qe ti nuk deshiron te verteten. Prandaj vazhdo dhe shih enderra me sy hapur znj. shqipe!
Disa gjak prishur maskarenj kurrë nuk mund të errësojnë dot të madhin Qose.Flet vepra e tij e shkruar dhe e ndritur
Ky rilindës i madh,e fatkeqësisht i fundit,,
RROFSH SA MË GJATË PROFESOR PËR TË MIRËN E KOMBIT.
Akademiku yne i madh,Zeri i se vertetes materiale.Autoriteti me kompetent i vlersimit pozitive kombetar, Personaliteti qe foli e shkroi te verteten per letersine,kulturen,politiken e historine shqiptare.Autoriteti qe sulmohet nga shumica krijuese e politike, vetem pse flet e shkruan te verteten.Vetem Akademik Qosja dhe Bace Adem Demaci, te shikojne drejt ne sy dhe te flasin drejte ne fytyre. Baca si duket e “pesoi”, nga dore e zeze qe u pagua per krime.Sic kemi pasur rast te pesojne shume atdhetare,mesuese e peronalitetet historike ne te kaluaren tone kombetare. Te na rrosh fizikisht edhe shume vjet, Shiprterisht5 do rrosh me shekuj, sa te kete shqiptare, e shqiptare do kete sa te kete jete ne kete planet te te gjalleve.
Edhe njeqind zQose!
Per “mollosin”, kam mendimin se identifikimii nje figure poliedrike ne trojet mbarekombetare Shqiptare si ajo e z Rexhep Qosja pa i theksuar tituj e grada shkencore te tij,me nje figure tjeter eshte gabim.
Askush nuk mund te paragjykohet per lirine e mendimit te tij ne vleresimin e figurave historike ne cilindo vend te botes sipas kendveshtrimit te tij.
Keto mendime nese kane qene te drejta ose jo koha do te jete ajo qe do te zbarrdhe te verteten me mendimeve te gjithkujt per cilindo.
Z Qose sot per sot eshte nje nga figurat me te adhuruare nder trojet tona per ato cilesi te rralla qe ai demonstron ne jeten e perditeshme duke i shprehur pa droje ndaj gjithkujt ashtu si ai i mendon, dhe ky eshte nje akt sa burreror dhe SHQIPTAR.
Urimet me te sinqerta per kete njeri te DITUR dhe FISNIK!
Ju gazeta,lejoni te vije verdalle neper komente nje Mark mut,si nje mize muti ne kete pervjetor te akademikut te shquar,,..Ky malok analfabet ka grumbulluar shume ligesi per shkak se ne ushtri e perzune se urinonte ne menyre te pavullneteshme.Ky jeton ne nje azil per antikapatet e braktisur ne Shkoder dhe problemet i ka me rojen dhe kujdestarin e azilit,jo me profesor Qosen.
nik:Kam nje qen ktu ku jetoj,ka emrin tuaj do te ja heq e do i le nje emer tjeter.
Nik: Me fale se harrova .Qen tu baft ai qe ju vesh rrobet.