U ble 60 $, kjo kryevepër del në shitje për 100 milionë dollarë!

editor

Kjo pikturë e blerë për 60 dollarë është sot “rizbulimi më i madh artistik i shekullit të 21-të”.

Bëhet fjalë për “Salvator Mundi” të Leonardo da Vinçit.

Vepra u zbulua këtë të martë në Shtëpinë e ankandit Christie në Nju Jork dhe pritet të kapë çmimin 100 milionë dollarë kur të dalë në shitje në nëntor.

“Salvator Mundi” (“Shpëtimtari i Botës”) është një nga 20 pikturat e njohura të da Vinçit.

“Salvator Mundi ‘është Graili i Shenjtë i pikturave të mjeshtrit të madh. Është ditur që ka ekzistuar dhe është kërkuar për një kohë të gjatë. Duket si ëndërr që tashmë e kemi” –  thotë Alan Wintermute, eksperti i Christie për pikturat e vjetra.

Da Vinçi e pikturoi imazhin e Jezu Krishtit në të njëjtën kohë me “Mona Liza”-n.

Vepra zbukuroi muret e pallateve mbretërore para se të zhdukej në fund të shekullit të 18-të.

Deri në kohën kur piktura u rishfaq në vitin 1900, origjina e saj ishte harruar.

Kryevepra u shit për 60 dollarë në vitin 1958, para se të identifikohej më në fund si vepra e Da Vinçit në vitin 2011.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *