U cilësua linjë low cost, Air Albania “fluturon” me çmimet

Ornela

Air Albania do të fluturojë sot (19 prill) në  mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana për në Stamboll.

Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin.

Air Albania ndërkohë nuk ka një faqe interneti dhe si rrjedhojë është e pamundur që të shikosh oraret e skeduluara dhe çmimet e biletave.

Monitor  kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines.

Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit.

Por ndërsa u cilësua si një linjë low cost, çmimet janë tejet të kripura.

Nëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën në datë 25 prill në sistem bileta e tij kushton 15,200 lekë. Nëse zgjedh datën 27,  çmimi është vetëm për vajtje 46,976 lekë, sipas faqes zyrtare https://www.airalbania.com.al/en/.

Nëse ti zgjedh të fluturosh nga Tirana për në Stamboll në një udhëtim vajtje-ardhje në datat 25 prill-30 prill çmimi total i biletës kushton 44 500 lekë.

Në rast se nisjen e zhvendos në datë 30 prill dhe kthimin në dy maj mund të sigurosh një çmim më ekonomik pasi nga Tirana në Stamboll çmimi është 18 106 lekë kurse nga Stambolli në Tiranë vetëm 6000 lekë. Por edhe pse duket një çmim ekonomik pasi bën kthimi është 6000 lekë në të vërtetë nuk ndodh kështu.

Kur ti bën zgjedhjen e biletës dhe kalon në seksionin që duhet të të tregojë totalin nuk merr vlerën 24 106 lekë por 35 279 lekë. Kjo do të thotë që çmimet që reflektohen nga kompania nuk përfshijnë taksat dhe këtë klienti e kupton vetëm kur ndodhet para rezervimit.

“Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime low cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli.

Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.

o.j/dita

 

Share This Article
11 Comments
  • Keto nuk jane cmime te kripura mire por shellir fare ne maksimum.Popullit ma te vorfer te ballkanit iu vihen cmimet e tranzitit per ti luajtur mendsh.Mereni me mend sa e ngre krypa tensioni.E le ma shellira qe te pervelon.
    Ku asht shkaku i ketyre cmimeve kaq te larta kur kompani te tjera ajrore i kane me difernce te theksuar uljen e cmimeve ne krahasim me linjë low cost, Air Albania “fluturon” !
    Nji low aspak e dashtun.M’sa duhet dreqi.

  • E vetmja gje qe me vjen gjynah eshte se keto pacavuret e rilindjes perdhosen emrin e Lasgushit me keto marrezite e tyre.

    • Aman, ty info te vjen keq per emrin e Lasgushit e s’te vjen keq per vete! Me duket ca absurde, por do ta pranoj si demokracine e Saliut.

      • Po ja te lexoj ty, nje analfabet, qe me guxim budallai kerkon te besh ironi e nuk me le shteg tjeter vecse te qeshurave me gomarlleqet qe shkruan.

        • E kujt I ben ironi pa.Nje deliranti pleher si ty qe degradohesh menderisht nga dite ne dite kur shikon qe shqiptaret ju urrejne dhe mezi presin tju japin doren e fundit-Recin.

          • O vëzhguesi të ka mbetur mendja tek Reci se vetëm atëherë ndiheshe dikushi. Tani që je katandisur të shash si anonim je bërë si qen rrugësh qe leh e nuk tremb njeri.

  • Mire mbr(ama)apa Turkish Airline/Air Albania !
    Piloti- Sali Berisha
    Ndimes-piloti: Edi Rama
    Urime !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *