U dëmtua gjatë protestave të jelekëverdhëve, restaurohet Harku i Triumfit

DITA Online

Harku i Triumfit në Paris, pjesë të të cilit u dëmtuan më 1 dhjetor gjatë protestave të jelekëverdhëve, është restauruar tërësisht në kohë për ceremonitë e 8 Majit, Ditës së Fitores, kur Sharl de Goli shpalli fundin e Luftës së Dytë Botërore në Francë.

Ministri francez i Kulturës, Frank Rister, tha se kostoja e riparimit kishte shkuar në 1.2 milionë euro: “Kostoja e punimeve ka shkuar në rreth 1.2 milionë euro dhe kjo përfshin edhe punimet elektrike, ndriçimin si edhe restaurimin e veprave të artit, veçanërisht Marsejezës”.

Harku i Triumfit është simbol i kryeqytetit francez dhe u dëmtua rëndë më 1 dhjetor. Veprat e artit ishin dëmtuar, vetë harku ishte mbuluar me grafite etj. Ai është një simbol i fuqishëm i Parisit, simbol i unitetit kombëtar të vendit.

Harku i Triumfit i ndërtuar si një shpagim për fitoret e ushtrive të Napoleonit, pret rreth 1.5 milionë vizitorë në vit.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto veprime te bahen nga qenje pa mendore duhet te mos zemrohet njeriu.Po ama kur keto monumente legjendare historike te rrenohen nga njerzit me tru dhe te restaurohen po nga njerzeit asht faze terbimit.Protestuesit duhet te protestojne aty ku te ndigjojne dhe jo si ajo shprehja popullore.Nuk i bjen gomarit por samarit.E samari ketu asht Harku i Triumfit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *