U denoncua nga dietologia Blerina Bombaj, arrestohet 55-vjeçari

Dita

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Ai është shtetasi Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Dietologia Blerina Bombaj  denoncoi pak ditë më parë me video një rast grabitjeje në zyrën e saj, ku autori i veprës është pikërisht Sema.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, Sema ka vjedhur portofolin në çantën e një klienteje te dyqani i Bombajt.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :

Më datë 09.03.2018, shtetasit A. K. i ka vjedhur një sasi lekësh

Më datë 30.03.2018, shtetases N. T. i ka vjedhur një sasi lekësh në klinikën e saj.

Më datë 10.05.2018, shtetases V. U. i ka vjedhur portofolin në zyrë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar sendet që dyshohen se janë vjedhur prej Durim Semas, si: portofol,syze dielli dhe optike, një sasi lekësh, orë dore dhe aparat celular.

 

s.a/dita

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *