Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të Kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita.
Në seancën dëgjimore në datë 13 qershor, vendimi i dhënë në favor të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja, u ngritën si dyshime nga KPK gjatë seancës dëgjimore ndaj Kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita.
Por, pas shqyrtimit të dosjes në fund komisioni i vettingut ka vendosur që ta konfirmojë në detyrë Selitën, që ka rezultuar i pastër në të tre shtylla e vlerësimit.
Trupa gjykuese e KPK për këtë çështje përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra

e.t./dita

Shikojini, palacot duken qe ne fytyre. Muhabet i kurdisur qe me pare.
Fuck all of them
Drejtesia sa dha frytet e para. Ky njeri eshte nje intelektual i madh i drejtesise shqiptare.
Cfarw ndodh kete vend, njeriu njelloset nga flliqesira dhe njerez servil qe merren me te tjeret. Boll boll me njellosje. Sot ka ardhur koha e proves, ndershmerise, dhe vertetes, me behet qefi per kete njeri te madhe. I jap urimet me te mira dhe suksese ne te gjitha drejtimet, keto njerez i duhen drejtesise.
U R M E z. Selita
ldhe qendro rigoz ne detyre ndaj shkelesve te ligjit.