Denoncimi për plagjiaturë, Universiteti rumun njofton hetime për doktoraturën e Ballës

Ornela

Universiteti “Alexandru Ioan Cuza University”, në Iasi të Rumanisë ka njoftuar se po heton akuzat për plagjiaturë ndaj deputetit Taulant Balla.

Balla akuzohet se ka kopjuar pjesë të doktoraturës ‘Politikëbërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë’, kryer nga Andrea Renda për Qendrën për Studime Politike Evropiane në Bruksel.

Në një email botuat nga portali Exit.al, Lidia Bourceanu e Departamentit të Marketingut  në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” shkruan:

Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqishëm të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë shkurajimin e të gjitha formave të vjedhjes intelektuale, në çfarëdo rrethanë, e shohim si shumë shqetësuese çështjen e sjellë në vëmendjen tonë. Mesazhi juaj është regjistruar (me numër UAIC 1947/04.02.2019) dhe do t’i kalohet Komisionit të Etikës, me qëllim analizimin me rigorozitetin dhe profesionalizmin maksimal”.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nè BURG HAJDUTI dhe KOPJACI ! Dorèzo Gjènè e VJEDHUR HORR i RILINDJES . . . RESPEKTE dhe FALENDERIME për TAULANT MUKËN , që po i DEMASKON HAJDUTÈT e PS , PD , LSI LesheLi dhe Fatmir HALE Medi !! !! Mos u ndal së kërkuari TAULANT ! Bjeru HAJDUTÈVE të KOMBIT i NDERUAR TAULANT MUKA !

  • Hallall qumeshti i nenes Taulant Muka , qe po i ben HAJDUTET e Shqiperise te flasin me vete! Faleminderit 1000 here i Respektuari Taulant Muka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *