U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisarit, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

J L

Është arrestuar në Gjermani, Genc Tafili, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari.

Tafili ishte shpallur në kërkim pasi më 27 maj 2021, Gjykata e Apelit Tiranë rrëzoi vendimin e marrë në vitin 2017 nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha për lirim me kusht të tij.

Gjyqtarja më vonë u arrestua së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disamujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Dokle, Hekuran Billa dhe Ilir Paja.

Vëllezërit Tafili janë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe u akuzuan e u dënuan për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari.

Pas ngjarjes së vitit 2000, përveç Arben Zylyftarit mbeti i vrarë dhe Bahri Tafili, babai i Genc dhe Admir Tafilit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *