Ish-kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra tashmë ka nënshtetësi serbe. Shinawatra u dënua me pesë vjet burg, pasi u akuzua për ryshfet, ndërsa iku nga Tajlanda në vitin 2017.
Ndërkohë, vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi. ‘Tanjug’ raporton se vendimi ishte marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.
“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, shprehen për Tanjug autoritetet serbe.
Me nënshtetësinë serbe, Shinawatra mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
b.b/dita

Lojra ruse keto
Nuk dalin vete n skene, ua kalojne ketyre shtetve vasale
Sic ben shba dhe be tek ne
Vetem se sjellin lende kimike ose plehra, ose tufa muxhahedinesh jo kryeministra
Do kishte sukses te madh sikur te themelonte një universitet në Shqipëri.
Thirrje Edvin Ramës: Peshkoje kete te korruptuaren e Tajlandes se te shkon me modelin e qeverisjes qe ke. Jepi ndonje PPP dhe kesaj e ti merr 30 % qe e ke aq per zemer..