U dënua për plagosje dhe armënbajtje pa leje, Gjykata lë të lirë ish-komandon Merviol Bilo

Ornela

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato në ngjarjen e 2018 në zonën e ish-Bllokut, në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha dhe u plagos edhe Ervis Martinaj.

Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse sot e kësaj ditë në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Merrviol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes.

Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • O gjykate e shkerdhyer me ju prekurore te lyrosur, nuk arri te kuptoj arsyetimin tuaj por ju gjithmone shikon I parane qe hidhet lume ne te tilla raste. Po si ka mundesi te dale I lire kur ai vetem per armembajtje pa leje duhet te ishte Brenda 4vjet plus plagosje nuk e di sa bejne pa te parket me shume se kater e jo me sherbim prove. Prandaj armet nuk mblidhen me pasi asnje nuk denohet osé I denoni 4 muaj ndonje qe nuk ka xhixha. Turp per ju megjithse ate e Hani me buke se ju nuk kini nder parime por vetem xhixha e xhixha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *