Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin, ku u shpall fajtor me akuzën për shpërdorim detyre.
Tahiri u dënua me 5 vite burg të cilat u konvertuan në 3,4 vjet shërbim prove.
Ish-ministri duke folur për mediat menjëherë pas vendimit të Krimeve të Rënda, që i rrëzoi dy akuzat e Prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë.
j.l./ dita
