U dhurojnë ilaçin e shtrenjtë, spitali i Prishtinës s’e pranon!!?

Alqi Kociko

 

Rreth 170 euro i kushton Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një ampulë “Pegentyron Alfa- 2a”.

Sasi e madhe e këtij bari që përdoret për trajtimin e dy llojeve të hepatiteve të njohura tek populli si “sarillëk” gjendet në farmacine qendrore të këtij institucioni, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, pasi një organizatë bamirëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Project Hope” ia ka dhuruar QKUK-së rreth 1000 copë ampula “Pegentyron”. Megjithatë, Klinika e Infektives nuk po pranon t’i përdorë këto ampula tek pacientët. Në vend të tyre, kjo klinikë përdor ampula të ngjashme të cilat i blejnë nga një operator ekonomik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *