U digjet shtëpia, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur (VIDEO)

DITA Online

Në fshatin Koçaj i Ri, në Allkaj të Lushnjës, familjes Bytyçi para dy javësh u është djegur shtëpia ku jetojnë pesë anëtarë.

Plaka e shtëpisë, jeton tani mbi një divan që shpëtoi nga djegia dhe poshtë një strehë me plasmas të improvizuar në netët që bie shi.

Nga gjithë kjo shtëpi e ndërtuar me materiale të thjeshta kanë shpëtuar vetëm katër bidonë me turshi.

Ato pak ushqime që kishin ju janë djegur. Nuk kanë asnjë ndihmë, pak ushqime dhe disa rroba ua kanë sjellë fshatarët e zonës.

As fëmijët e plakës nuk kanë mundësi të ndihmojnë nënën e tyre sepse dhe ata punojnë me mëditje.

Dhe janë të varfër.

Tokat i kanë shitur se nuk kanë pasur mënyrë tjetër për të jetuar.

Gazetarët iu drejtuan Bashkisë Lushnje, ku Drejtori i Shërbimeve Ges Krakulli pohon se e njohin mirë rastin, kanë ngritur edhe një grup pune për të bërë verifikimin. Drejtori Krakulli u shpreh se me mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak familja Bytyçi do t’i kthehet 5% e vlerës së dëmit.

Pyetjes së gazetarit që familja është në qiell të hapur dhe si mund t’i ndihmojë bashkia drejtori i shërbimeve shprehet “nëse bëhet fjalë për ndihmë ushqimore ne jemi në kontakte me biznese të ndryshme dhe donatorë dhe brenda këtyre ditëve ne do u çojmë një ndihmë ushqimore. Për sa i përket ndonjë çadre me nuk kemi mundësi të tilla, këto i ka Drejtoria e Përgjithshme Emergjencave Civile për raste të tilla”.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Jeni në kapitalizëm, akoma s’e keni kuptuar? Secili duhet të sigurojë shtëpinë në sistemin që kërkuam, s’e sigurove s’të paguan njeri. Vëreni vëth në vesh! Iku koha kur digjej diku apo binte tërmet, e shteti përgjigjej menjëherë e u vinte në ndihmë duke ndërtuar një lagje të tërë. Akoma kujtoni se jeni në sistemin kur shteti përgjigjej, s’ka më si dikur.

  • Fatkeqesi e madhe per Zotin..po edhe te lesh nenen ne qiell te hapur kjo eshte Fatkeqesi me è madhe akoma. ..me reni nenen dhe mbajeni ku jetoni vete Mor faqezinje.ire fukara po’ Jo faqezi. ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *