U dogj banesa, ndërroj jetë në spital gruaja e plagosur

redaktor

Ndërron jetë në spital një nga personat që mbeti e plagosur pas zjarrit në banesë disa ditë më parë. Silvana Cullhaj nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit në momentin që banesa e saj që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit Kondi” në Tiranë u përfshi nga flakët e zjarrit. Ajo qëndroi nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë por ditën e djeshme ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve. Ndërkohë që në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i viktimës, Arian Cullhaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *