Mbrëmjen e djeshme, disa persona të paidentifikuar zbrazën armën ndaj një 47-vjeçari në Selenicë të Vlorës, ndërsa viktimë e këtij atentati mbeti shtetasi Nikola Ikonomi i njohur edhe si Laver Tozaj, banor i fshatit Resulaj.
Viktima rezultonte i dënuar më parë për trafik droge.

Ishin kalimtarë të rastit ata që vunë re Laver Tozajn të plagosur, dhe menjëherë e transportuan me makinë private drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra ai nuk mundi të mbijetojë.
e.t./dita

Kur kjo selenica rezulton me probleme, a nuk do ishte e udhes qe te shtohej prezenca e polilcise atje. Diçka duhet bërë me zonat problematike ku ndalimet dhe kontrollet e makinave ose banesave te personave te skeduar duhet te behet rutine. Po del antishteti me i fort se shteti.