U fut me shpejtësi në rrethrrotullim, aksidentohet rëndë 50-vjeçari     

DITA Online

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 17:35 në hyrje të qytetit të Vlorës, ku një mjet me targa “AA 234DV” BMW është përplasur me barrierat e rrethrrotullimit.

Nga informacionet e para drejtuesi i mjetit është plagosur, dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Vlorës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Aksidenti eshte shenuar rreth ores 17 è 35 minuta, ne dalje te autostrades Fier Vlore ndersa ka mbetur i lenduar drejtuesi i automjetit.

Automjeti tip BMV x5 me targë AA234DV ka dalé nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset pranë rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Vlorës. Shtetasi I aksidentuar, rreth 50 vjeç është dërguar ne urgjencën e spitalit rajonal Vlore, Teksa mësohet se ka marr disa fraktura ne trup.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *