U fye dje nga protestuesit, Abazoviç: Do t’u tregoj vendin atyre që nxisin urrejtje

Amelda Amelda

Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dënoi frymën e urrejtjes dhe përçarjes në shtetin ballkanas teksa vendi po kalon një krizë politike.

Pasi dje u fye nga protestues serbë në Kolashin se ata nuk do të drejtohen nga një shqiptar, ministri i Brendshëm Abazoviç reagoi në Facebook duke thënë se do t’u tregojë vendin të gjithë atyre qytetarëve malazezë që nxirin urrejtjen dhe përçarjen.

Ai shton se vendi duhet të udhëhiqet nga idetë politike, jo nga përkatësia etnike.

POSTIMI I DRITAN ABAZOVIÇIT:

Të ecim në rrugën e pajtimit dhe të dalim nga matrica e së kaluarës 

Nuk i përfill fjalët e pista ndaj qytetarëve dhe mbroj të drejtën e tyre për të protestuar dhe shprehur pakënaqësi. Shumë padrejtësi janë akumuluar ndër vite, prandaj është logjike dhe reagimi i tillë.
Megjithatë, atyre që nxisin urrejtje dhe ulen në kolltuqe gjithmonë do t’u tregoj se ku e kanë vendin
Nëse kemi mundësi të formojmë qeveri, do të jetë qeveri e pajtimit!
– Jeni të mirëseardhur të gjithë: malazez, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, ortodoks, katolikë, myslimanë,… Nuk është përkatësia që ka rëndësi, por ideja!
Le të dalim nga matrica – le ta pajtojmë Malin e Zi dhe të shohim përpara! 
Sigurohuni që Mali i Zi të mundet!

Dje Abazoviç u prit me fyerje dhe ofendime nga protestues në Kolashin. Ata e konsideruan politikanin shqiptar si tradhtar.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • ky kellira harron qe eshte i poshteruar pse eshte shqiptar.
    Jua ha mutin malazezece deri ne gryke, legen. E meson Edi Ramuti si te flase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *