U gjet e masakruar në Kretë, zbulohet vrasësi i shkencëtares amerikane

Elena Tase

Një 27 vjeçar është arrestuar me dyshimin e vrasjes së shkencëtares amerikane në në Greqi.

Ai e ka pranuar vrasjen e Suzanne Eaton, raportojnë mediat greke.

Eaton u raportua e humbur nga miqtë e saj me 2 korrik, pasi shkoi për të bërë vrap.

Ajo u gjet e vdekur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore gjashtë ditë më vonë.

Shkencëtarja nga Instituti Max Planck kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.

Policia në një deklaratë tha se ajo ishte mbytur dhe motivi i mundshëm ishte “abuzimi seksual’.

Sipas medieve greke, i dyshuari është i martuar dhe baba i dy fëmijëve nga Kreta.

Trupi u gjet nga dy banorë vendas.

Mendohet se shkencëtarja është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi u transportua aty.

e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • greket e vertete ,vrases ,perdhunues dhe racista.Ah sikur te mos e vizitonin kete vend turistet vetem per nje muaj dhe do ta shihnin ku do katandiseshin,peshkatare si para 50 viteve qe luftoni per buken e gojes.

  • Kush asht ai hajvan qe shkruan kaq halldupshe, aq ma teper tjetri qe ia miraton te dalin ne shtyp kjo pacavure shqipe:

    “”””” Mendohet se shkencëtarja ishin vrarë dikur tjetër dhe më pas u transportua aty.”””””

  • Mos me kerkoni ndjese se nuk iu ve para pergjegjesise.Por shtypi i perditeshem te jete vec informimit te tregoje dhe nji shqipe te sakt.Mbasi une vete kam plot gabime ortografike qe nuk i zotnoje si e ka shqipja.
    Megjethsa tregoni dhe une ju falnderoi per mirkuptimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *