Nga krimi horror në Itali, ku u gjetën të copëtuar brenda disa valixheve trupat e çiftit shqiptar nga Vlora, Shpëtimin dhe Teuta Pasho, 62 dhe 60 vjeç, janë zbardhur detaje të reja.
Më herët është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia djali i çiftit, Taulant Pasho, 33 vjeç, dhe mediat italiane shkruajnë se ai ndodhet në një burg të Zvicrës.
Nga data 16 tetor e këtij viti, i riu ndodhet në burgun zviceran sepse akuzohet për vjedhje dhe shkelje të tjera. Sakaq, hetuesit janë fokusuar edhe te konfliktet familjare që kanë patur bashkëshortët me fëmijët prej vitesh dhe raportohet se dy vajzat e çiftit u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në komisariat së bashku me xhaxhain e tyre, që jeton në Kastelfiorentino.
Sipas mediave italiane Daniela dhe Vitoria janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së mërkurë dhe ndërkohë hetuesit janë të bindur se mes vëllait dhe motrave nuk ka pasur marrëdhënie të mira.
Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh dhe kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri ndërsa eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, të cilët u zhdukën në 2015, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij.
h.b/dita

Eshtrat u gjeten nga fermeri nders punonte kopeshtin e tij.
Po sikur te mos punonte kopeshtin e tij, a do ti gjente eshtrat fermeri, ndersa ato preheshin aty per vite me radhe?
Duhet saktesuar a ka qene ate kohe me lopate apo me bel, ndersa punonte kopeshtin e tij, dhe teksa gjente eshtrat ndersa hapte kanal apo mbillte peme?
mirel ndoshta e punon një herë në 10 vjet a në gjasht vjet fermeri!!
tokë pjellore ka thënë pëse duhet ta punoj për vit??
Mbas kerricit “Mond Vlonjati” dje qe i quante krejt pa lidhje Italianet “rrace e felliqur” (ku ketu bie era ndonje cudi familjare e permasave shtazarake edhe me djallin brenda) sot kemi komentiesin tjeter me lart qe ne mungese te nje psikiatri apo ilaceve shkruan si kodra pas bregut! cfare tu thuash!!
Qenka e ligjshme qe te tallesh nje tragjedi! Mavri apo shpirtzi si thuhet…..!