Pas skandalit të publikuar në media, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me këshilltaren e tij, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dhënë dorëheqjen.
Mediat e huaja shkruajnë se tashmë, ish-ministri ka depozituar dorëheqjen te organet kompetente. Kujtojmë se “The Sun”, një ditë më parë publikoi foto e video ku Hancock, shfaqej duke u puthur me asistenten Giana Coadangelo.
Kjo e fundit njihej si një milionere në Britani, pasi krahas punës në ministri, ishte drejtoreshë e kompanisë së modës në pronësi të bashkëshortit të saj. Mediat, kanë publikuar gjatë ditës, foto ku ajo shihej duke ngarkuar në bagazhin e makinës disa qese me rroba, por nuk dihet ende nëse Coadangelo është ndarë nga bashkëshorti i saj aktual.
Mësohet, se ish-ministri Hancock dhe asistentja e tij Codangelo, ishin prej kohësh të lidhur, madje, mediat aludojnë se lidhja e fshehtë dihej nga i gjithë stafi i ministrisë. / balkanweb
Reagimi i parë i ministrit
Ditën e djeshme, pak pas publikimit të fotove dhe videove, ministri Matt Hancock, kërkoi falje që ka shkelur masat anti-COVID, por një falje e tillë nuk erdhi për bashkëshorten, me të cilën ka dhe tre fëmijë. Ndërkohë, nga krahu tjetër, deri më tani, nuk kemi asnjë reagim nga asistentja Giana Coadangelo.


Po Sariani perse nuk dhe dorheqje si deputet ketu ne shqiperi.?
Ndoshta asistentja shpreson te behet ministre, sepse vendi tashme eshte bosh, pse duhet pritur nga ajo te reagoje?
boll i majti floket si fije kashte si njeri i cthurur
Premieri Ingliz
i ka bo kacarrela me u bo i dashtun me popllin inglizit