Një 43-vjeçar përfundoi në pranga pasi ka vjedhur disa sende me vlerë në një kishë. Policia e Vlorës njoftoi se është arrestuar shtetasit Bashkim Kriko, 43-vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në fshatin Qenurjo-Finiq, duke vjedhur disa sende me vlerë në kishën e “Shën Dhimitrit”, sende të cilat kapin vlerën e 20.000 lekë (të rinj)”, sqaron policia.
