U kapën me armë dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës

anazapta

Specialistët e Sektorit për Narkotikët pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar tre persona.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Radë, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip Fiat Panda me targa AA268LB me drejtues shtetasin Ilir Shota dhe pasagjer shtetasin Marios Paluçi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Pjetër Shota, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale një armë zjarri,tip automatik model 56 kalibër 7.62mm, një armë zjarri,tip pushkë model 63,kalibër 7.62 mm, një armë gjahu,tip çifte, gjashte krehër  automatiku  model 56,me 95 fishekë, kalibër 7.62 mm dhe dy krehëra me 40 fishekë, model 54, me kalibër 7.62 mm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *