Nga Veledin Durmishi
Tepelenës i mungojnë gjashtë poetë, të gjithë të njëjtë, të gjithë të ndyshëm: Agim Shehu, Halil Qendro Petrit Ruka, Lirim Deda, Novrus Shehu, Qazim Shemaj
I kam njohur të gjithë. Në kohë të ndryshme. Me të gjithë kam patur relatat e mia, njohjet e mia, të gjithë të njëjtë e të ndryshëm e secili la pas një dhimbje e një zbrazëti. Gjashtë poetë të ikur nga një trevë, e cila në vitet ’80, kur në Shqipëri ugarin e poezisë e lëvronin dhjetra e dhjetra poetë, Tepelena, së bashku me Tropojën e Lezhën, ishin tri vise që poezisë kombëtare i dhanë emra të njohur e prurjet e tyre, hodhën edhe gurin themelor në poetikën e dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar. Emra të shumtë poetësh, librat e të cilave mbushnin libraritë dhe lexoheshin me ëndje. Sikur duhej poezia në ato vite! Poetët shiheshin me adhurim edhe pse shumë prej tyre u persekutuan. Ishte një truall tepelenas që plazmoi poetë të denjë për të hapur edhe antologjinë e poetikës sonë kombëtare. Më kot kërkojmë arsyet pse ky vis pati aq shumë poetë!?
Arsyet ishin të shumta e ishte fare e lehtë t’i dalloje në ato vite. Gurët e thinjur të vatrave të mençura rreth të cilave këndoheshin ninullat e përjetshme të fëmijërisë, epika e maleve të saj, shpirti i trazuar njerëzor, era e grykave tona, mëngjesi që vinte i pastër si një lot fëmije, mbrëmja drithëruese, baladat ku epika ishte stolia e tyre më e vyer, Vjosa, që pasi ka shkopsitur gjokse malesh, aty përballë Tepelenës hap vajzërisht këmishën si për të treguar hiret e veta të magjishme, flaka e një qiriri naimjan që regëtinte pak kilometra në lindje, Ali Pashai gjëmëmadh, heronjtë me palcë guri, lisa me palcë burri, luftrat që kishte provuar çdo pëllëmbë nga ky vis…
Ja lënda e parë që u trazoi tepelenasve shpirtin e që aty ngjyen penën e tyre poetike.Dhe ishte një shpirt i dridhshëm e aq i ndjeshëm. Poetët kërkonin thesaret e shpirtit njerëzor e që për ta ky shpirt është akoma i paeksploruar, kërkonin piedestalet e mbi to ata vetë sikur donin të vendosnin monumentet e që për ta aty duhet tërrinin njerëzit e thjeshtë, njerëzit qëi ushqeninëndrrën, njerëzit që pas tyre rendnin duke kërkuar metaforat, rimat, asonancat, njeriu tei cili ata dinin të dallonin shpirtin e blatuar aty ku ata gjenin përkoren dhe madhështinë, kujtesën dhe harrimin, të përjetshmen dhe të përkohshmen.
Por ikën një nga një: dy pak më herët e tani së fundi dinakëria e vdekjes mori katër të tjerë. Gjashtë poetë të ikur nga një vis që një shtrirje krahësh prek lindjen dhe përëndimin. Në apelin tim poetik Tepelenës i mungojnë gjashtë poetë; kanë nisur rrugën drejt amshimit. Humbën rrugës në kërkim të metaforave (dritë u bën qiriri naimjan), se dhimbja tek ta është e përjetshme, ata kanë ikur të ripërtërijnë gjakun e vet poetik, ikën të kërkojnë ëndrrat që nuk i njohën në këtë jetë, se poeti ikën nëse nuk e derdh dot lëngun e shpirtit…
Gjashtë poetë të ikur. Njëri më i mirë se tjetri, njeri ndryshe nga tjetri; të përbashkëtën ua njohin të gjithë, të veçantën ata që i njohin nga afër. Dhe në kujtesën time të lodhur unë sjell ca imazhe për secilin, ca imazhe të cilat mund të mbushin nesër një dhomë muze në një ambjent në qytetin e Tepelenës, ku secili prej tyre do të ketë këndin e vet; gjashtë stenda, gjashtë numura telefoni që një nga një i kemi hequr nga menyja e celularëve tanë. Se ngatërrohen me të gjallët. Për komunikimin me ta duhet të kemi një celular më vete, të veçantë, një celular që të njohë e të deshifrojë thirrjet e shpirtit të tyre e asnjëherë të mos më përgjigjet; “abonenti nuk është i disponueshëm… por do të…”Se njeriut i duhet ta njohë kodin për të hyrë në atë botë-parajsë ku rri shpirti i gjashtë poetëve tepelenas, të ndarë tani nga kjo jetë.E ata janë të disponueshëm.
Ja një sy tek biblioteka dhe secili prej tyre të ulet përpara e diçka të thotë, diçka të re, të pathënë e ti kërkon t’ua përpish ato fjalë të pathëna.
Lirim Deda (1936- 2016)

“O moj hënë, deli hënë,/ pse s’na i sjell babin tënë,/ pse të shkretë na ke lënë,/ prit e prit, s’i dëgjoj zënë”. Poet i lindur. Gabimisht ndoqi një shkollim ushtarake nga ai shkollim ai bëri karrierë, bëri emër, por dikur edhe e pësoi. E ka takuar edhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu, por, kur kasta ushtarake mbajti mbi vete gjithë inatin e paranojës së diktatorit, edhe Lirimi truppaktë, gazetar në organet e shtypit ushtarak e pësoi. Kishte redaktuar një libër të një poeti me biografi të cenosur. Romani i tij “Foleja e vetëtimave” që u paraqit në një konkurs kombëtar ishte vlerësuar, por urgjent Vath Korreshi e thirri pak “mënjanë” dhe i kërkoi që ky roman duhej fshehur, se ndryshe do të provonte Spaçin. U fsheh romani, por pak më vonë ai do të quhej si pjesë e një prupi puçist ushtarak e do të përzihej nga Tirana familjarisht.
Privacionet filluan, provokimet ishin mëngjes e mbrëmje, survejuesit i rrinin si hije pas. U persekutua edhe pse vinte nganjë familje e lidhur aq ngushtë me regjimin komunist. E lodhën, e rraskapitën, por ai qëndroi fort në ugarin e vet, në atë të letërsisë.
Dhe është një poet e shkrimtar aq pjellor. Ai ka mbi 30 libra me poezi, e disa librave në prozë, autor i disa tekste këngësh si ajo “gjurmë të arta” e cila zuri vendin e parë në festivalin e 12-të kombëtar. Eshtë redaktor i mbi 1700 librave. Poezia e Lirim Dedës ështënë shtratin e traditës së poezisë shqipe. Shumë krijime të tij janë përfaqësuese të denja të baladave popullore të cilat trevae Kurveleshit i kishte aq të shumta e të fisme, duke u bërë kështu interprete të kujtesës sonë kombëtare Ai nuk u vetëviktimizua, edhe pse jeta e tij kishte shumë nota tragjike. Asgjë nga jeta e tij e trazuar nuk deformoi shpirtin etij poetik, asnjë notë fataliteti nuk gjen në tërë krijimtarinë e tij. Ishte aq njerëzor dhe i brishtë njëherazi, e gjithë natyrën e tij e gjen qartësisht te arti i vet, i cili të jep ndjesi jetike e të shton optimizmin. Kjo e bën atë sfidues të vdekjes.
Halil Qendro (1936-2013

Mirësia rrinte te Halili si kalorësi mbi kalin e vet E njihja me mirë se ç’njihja poetët e rralluar të Tepelenës. Shkollat ku ne punonim tëdy i kishim afër. I veçantë në gjithçka të tijën. Një rebel i lindur, stoik në pikëpamjet e veta. Me një nga ata bajraktarët komunist, që nuk linte kund pa i futur hundët, ai u grind keq. Dhe grindja ndodhi një mbrëmje në qendër të fshatit. Mësuesi i letërsisë, Halil Qendro, ishte përzënë nga Tirana. Dhe bajraktari tërë ditën rrugëve të fshatit, korridoreve të shkollës jepte direktiva partie, sugjeronte, udhëzonte, kritikonte, ai të bënte edhe varrin. Si një bej kapriçios sillej kudo. Halilin e shihte vrëngër dhe sikur i shmangej një përballjeje me të, por një ditë ndodhi. Do të ndodhte patjetër. E do një dajak Halili, apo kujton ai se ka ardhur nga Tirana e se është andej nga Labëria, por këtu ka zot! Dhe Halili i përvishet keq bajraktarit me atë teserën e kuqe që e tundte në çdo mbledhja – “Si bajraktar po sillesh kudo. Unë nuk pyeta për të tjerë e do të pyes për ty. Pa m’u hiq sysh!”
E bajraktari jugor e vështroi nga koka te këmbët sikur do t’i merrte gjatësinë e arkivolit! Eh, se kur Halili lëvizi me shtëpi atje në Maricaj, i kishin humbur ca dorëshkrime. U tremb poeti. Vetëm pas ca ditësh i kishte gjetur dikush, gjysëm të grisura. Minjtëi kërkojnë letrat. E një natë u vodh furra e fshatit. Ishin vjedhur ca bukë. Erdhi policia të gjente hajdutin. Por nuk e gjente dot. Por Halili e dinte kush ishte hajduti; ishte Zhan Valzhani! U vu në dijeni policia, e cila thirri Halilin ta pyeste për hajdutin: “kush është ky Xhan Xhani që paska vjedhur bukë?….”
Operativi tundi kokën, por edhe gishtin tregues…Cigaren nuk e hiqte nga buzët. Për shumkënd dukej i ashpër, nursëz, por një fill po t’i kapje, ai do të të shfaqej ndryshe. I fortë në karakter, aq sa edhe shirtbutë. Një botë e tërë të paraqiste me elokuencën e vet, zemërgjerë, mbante një kolektiv në një unitet të brendshëm, nuk linte ai njeri kurrë kënd të grisej, të intrigonte, të prapaskenonte. Vinte nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, ku ishte redaktor dhe redaktimi e botimi i një libri të Agollit ”Zhurmat e erërave të dikurshme”, e sikterisi për 22 vjet fshatrave të Tepelenës duke i hequr edhe të drejtën e botimit.
Ndoshta unë pata fatin të isha miku I tij mëi afërti aty. E kjo për shkak të një cikli me poezi që unë kisha botuar në revistën “Nëntori”, të cilën, së bashku me “Drita”, nuk i linte kurrë pa i lexuar. Më ftoi te shkolla e tij dhe u bëmë miq. Kishim hyrëte njeri- tjetri dhe nuk u ndamë kurrë, edhe kur të dy erdhëm në Tiranë.
Vonë i dhanë të drejtën e botimit dhe një ditë ai zbriti te shkolla ime për të më dhuruar mua librin e tij të ri me tregime “Si në balada”, me temë nga lufta çlirimtare. U bë redaktori i librit tim me poezi “Pëllumbat e mi të egër”, viti 1997, me një reçencë të poetit tjetër tepelenas Petrit Ruka.
Nuk jargavitej kurrë, nuk dinte të qahej, nuk të llastonte .I pëlqyen poezitë e mia. Por unë digjesha nga dëshira të dëgjoja ndonjë fjalë lavdëruese. Ai lexonte në heshtje duke i palosur fletët njera pas tjetrës. Petritit i tha atë që mua nuk ma tha: “Më pëlqyen poezitë e Velos”. Dhe Halili iku një ditë. U ndjeva keq. Dhe u ula të shkruaja diçka për këtë njeri krenar deri në kryeneç, të drejtë deri në sakrificë, të ndershëm deri në cak dhe nuk e di pse më erdhën ca fjalë profetike të cilat i lidha duke nxjerrë; “Mirësia rrinte te Halili si kalorësi mbi kalin e vet.”
Shkrimtar dhe poet, publicist stoik, skrupuloz, manjak deri në detaje. Ishte një lab nga trungu e rrënja, por modest, i dhembshur, atdhetar i ftohtë, i pakompromis në parimet që njeriut i mbajnë lart dinjitetin, veprimtar shoqëror, tolerant. Ka botuar shtatë libra me poezi dhe katër në prozë.
Libri “Këngët e Progonatit” e vuri në një rreth të kuq. Kujdes me ditët e kthjellëta/ horizonti s’është aq afër sa duket. Dy gishta e ngritur lart/ martirët që treten në këmbë/ putanat me shalë të hapura. Kushtojnë shtrenjtë poetët/ me ar mund t’i blejnë vetëm mbretërit/ kushtojnë lirë poetët/ në një karroca dore qytetit/ i shtyn në një tog librash bakalli. Ia rrëzuan shtatin te vdekja/ s’e nxinte dot asnjë lloj arkivoli/ hyri në këngët e popullit. (Isa Boletinit).
Nëse treva tepelenase i ka joshur poetët e vet kryesisht me vargun e rregullt, Halili ka përdorur vargun e lirë. Ka një figuracion ku alegoria, nënkuptimi të bëjnë ta rilexosh poezinë duke kërkuar te vetja idenë, nënidenë që poeti ka aty. Halili e ka njohur shumë mirë shtratin e poezisë shqipe, ndaj ështësa lirik e aq epik, ku tradita i vesh ndjeshëm personazhet, ngjarjet me elementët e vet më qenësorë. Ndikimi i trevës nga vinte ishte përcaktuese, edhe pse ai u shkollua jashtë kësaj treve e në formimin e tij poetik ndihet prirja e përgjithshme e krijuesit; arti kërkon shpirt, kërkon substancë. Epizmim e ka të qartë në tregimet, ku origjina ka vulën e vet e kjo e bën atë të qartë, të rrjedhshëm e të bukur.
Agim Shehu (1934-2021)

Bir Progonati. Mbaruar shkollimin për gjuhë-letërsi e për 13 vjet punoi mësues në gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. U pëlqye që në krijimet e para artistike e suksesi e shpje në Tiranë, në gazetën “Zëri i popullit”. Por diku i dha gojës pak liri më tepër sa duhej dhe u spiunua. Dhe një poet i lindur si Agim Shehu spiunimi e shpje në internim, në Elbasan për dhjetë vjet, larg familjes dhe me hapësirë botimi zero.
“Kosovë e bukur, gjak i fryrë/, çdo hap i hedhur-drithërime!/ Erdha dhe mbeta: kisha hyrë/ në vëndin bosh të zemrës sime” (botuar më 1973 në Drita). Një poezi e rikthen atë në liri. Patriotizmi në një poezi- poezia ishte admiruar mjaftë edhe diku më lart e më tej- kishte shfaqur edhe një herë talentin e tij të spikatur. Kthehet nga dënimi e vazhdon mësues. Erdhi në jetën e re artistike me vëllime të cilat bënë bujë. Ndjekës fanatiki traditës, së poezisë- varg i rregull, strofa të strukturuara dhe të ndërtuara mjeshtërisht. Poezi e gjerë si hapësirat e imagjinatës së tij. Poezi lirike, epike, balada,ka shkruar për bijtë e Shqipërisë që kanë lënë gjurmë. Avni Rustemi e Selam Musai, Isa Boletini e Ismail Qemali, Pjetër Budi e Hasan Tahsimi…Kosova e Çamëria…
Mjeshtëria e ndërtimit të vargut është në perfeksion. Koha hedh paprerë/përmbi festen tënde/ dimri flokë bore/ vera dritë hënë. (Baladë për Selam Musanë) Dhe naganti ulur/rrinte si i thuhej/ dora nga i zoti/ tyta nga t’i duhej (naganti i Isa Boletinit). Ku të zezën mes të kuqes/ hidhte në qilim të saj/ domosdo një shkabë lufte/ se ku shihte në një majë. (Qilimi i nënës sime). Patriotizmi, shenjë dominuese e tij, do të ishte e tillë edhe në art. Motivet popullore, vargu tetë rrokësh me rima të pasura e me asonanca do të ishin mbizotëruese në gjithë krijimtarinë e tij. Nuk lëvizi nga tradita dhe kjo nuk e ka penguar atë të jetë aq i suksesshëm. Demokracia e gjen në kulmin e moshës së krijimit.Aktivizohet në disa shoqata, shumëfishon energjitë krijuese tani në shërbim të demokracisë, fjalës së lirë, duke mos kursyer asgjë që mund të mbante fshehur fantazmën e komunizmit. Nuk linte tribunë pa ngritur çështjen çame dhe fatin e Kosovës. Dhe katër atentate i thuren, por shpëtoi mrekullisht. E donin të vdekur poetin Agim Shehu. Nuk mundën. Një goditje me motor, një mjekim i gabuar në një spital e detyron të lërë atdheun dhe i jepet azil politik në Zvizër.
Ka 25 libra me poezi, ka përkthime, studime letrare, refleksione. Shtati i lartë poetiki Agim Shehut njihet në gjithë hapësirën shqiptare, ai aty ka panteonin e tij. Ka marrë titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës.
Qazim Shemaj (1950-2017)

Më i pabujshmi nga të gjithë poetët e ikur të Tepelenës, por kaniskun e poezisë e kishte plot. Ishte poet që në embrion e mbeti i tillë deri në fund. Lindi në fshatin Qesarat, një fshat pranë shtratit të Vjosës, shushurimën e së cilës era e sillte deri në atë lartësi të mesme e përballë kishte Salarinë, kishte kurorën e Labërisë tepelenase. Mbaroi për mësuesi letërsisë dhe aty nguli këmbët fort, por fundin poezisë nuk ia gjeti kurrë. Ai erdhi në jetë si të gjithë vdektarët e tjerë, por jetoi vetëm për t’iu përkushtuar poezisë. Ai mund të vdiste në çast sikur të gjendej një forcë tjetër jashtë tokësore që ta largonte atë nga “mallkimi” poetik. Por ajo forcë nuk gjendej, nuk erdhi dhe poeti tepelenas, fare qetësisht e pa bujë, siç e do edhe arti i pozisë, bëri atë për të cilën edhe kishte lindur, ndërtoi poezi.
“Daullja e festivalit” libri i tij i parë. U pa qartë se djaloshi bjond, me sy jeshil, me një vështrim aq të kadifenjtë si mbrëmjet e prillta të vendlindjes (sa shumë e ke dashur prillin, sa shumë ke shkruar për prillin dhe në prrill ike), kishte lindur poet dhe nuk do tërhiqej nga llogorja e tij deri në vitin 2017. Ka mbaruar një kurs njëvjeçar për kritikë letrare, ka punuar në shumë organe letrare dhe pak vite pedogog i jashtëm në universitetin “Eqerem Çabej”. Por këto të dhëna nuk më thonë asgjë .Poezia e tij flet shumë. Një poet lirik iëmbël, i brishtë, I kursyer në fjalë, por që fjalës gjithnjëi gjente vendin e duhur.
– E ka thënë Qazimi, kjo fjalë s’ka vend tjetër,- flitej nëpër rrethet poetike. “Qumësht vjeshte” i ka quajtur Agolli poezitë e Qazimit, ndërsa, Jorgoni “ plagë trëndafili”, Agim Shehu “Kokë e verdhë që pikon flori”. “Përroi që rrjedh ndanë strehës sime”, një vëllim poetik ku fund e krye motivet janë nga fshati. Fshati të jepte pak motive, por Qazimi dinte t’i nxirrte ato nga jeta, nga njerëzit e thjeshtë dhe t’i ngrinte në art; aty gjen punëtorin e minierës që kthehet vonë nga puna, gjen sharrëxhiun, prashitësen, ullirin e përjetësisë së blerimit, një bisedë intime me vendlindjen. Frymë djepi, duhmë deti,/ rrënjë lisi, degëz bliri,/ dhè i dhembshur i tim eti,/ tokë e dashur e tim biri.
Poezia e parë ishte ajo për babanë e vdekur, dhe viteve të fundi ai përktheu Pushkinin e famshëm. Eshtë poeti i metaforave dhe e veçanta e tij qëndron te fakti se, ndërsa poetët metofarat i quajnë hyjnore dhe në qiell i kërkojnë, Qazimi i gjen në jetë, te toka, te njerëzit. Mështekna. Nuk e di se kush në korije /pëshpëriti fjalë dashurie në vesh:/Mështekna u zhvesh. Saranda natën. Si thelëz nerënxe shfaqet në muzg,/ Në formën e buzës./ Të jesh det, ta puthësh. Pegasi. Më i harbuar se kuajt e kuq të luftës,/ Më i bukur se kali i bardhë i nuses.
Nuk u lodh kurrë Qazimi duke kërkuar detajet. Ato janë struktura e poezisë, aty varen metaforat, rimat, asonancat, aty vizatohet natyra, peizazhi kërkon penelatat e veta, pa asgjë mangët dhe asgjë tepër. Qazimi e njihte mirë masën sa duhej derdhur në artin e tij të bukur.
Novruz Xh. Shehu (1949-2016)

Tipik salariot; karizmatik, i vendosur, kokëfortë, konfliktual, punëtor. Mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në qytetin e Memaliajt. Fillimet e krijimtarisëi pati në poezi e më pas në publicistikë, memoristikë, arkivist, koleksionist. Te libri i parë “Lirika e maleve të mia” u duk qartë se Novruzi do të ishte fund e majë një poet lirik, me varg tëlirë e të bardhë. Vinte nga një fshat me histori, me ngjarje epike të cilat kanë qënë edhe burimi kryesor i librave të tij të mëpastajme.Gjithnjë ka qënë protagonist i situatave shoqërore, ku prania e tij ishte e ndjeshme. Libri i dytë “Meridianët i mjekon bukuria”, me tregime e poezi tregoi një rritje të Novruzit në poezi. Botoi gazetën “Tepelena”e më pas në përpjekjen e tij më të madhe për të ndërtuar “Enciklopedia e Tepelenës” viti 2005, një punë e madhe, një pasaportë e identitetit tepelenas. Për të vijuar më tej me sjelljen në dritë të shumë figurave tona kombëtare si Musine Kokalari, Pjetër Arbnori, Përparim Tepelena, Hito Sadik, Mirush Kabashi etj“ Zoti Manhatan!” i cili u botua një vit pas ndarjes nga jeta, është një libër që sjell në vargje disa përjetime që autori mori nga një vizitë disa ditore në Amerikë, janë persiatje, vështrim historik e letrar duke u pleksur me historinëe marrëdhënieve tëshumë shqiptarëve me Amerikën në histori. Koleksionoi rreth 150 objekte nga personalitete të shquara të artit shqiptar në kohra si Shuteriqi, Margarita Xhepa, At Zef Pëllumbi, Pjetër Arbnori etj.
Për ta mbyllur me vendindjen e tij, me Salarinë, duke shkruar historinë e një fshati me histori. Novruz Shehu la gjurmë të dalluara në shumë fusha, do të mbahet mend për pasionin e tij luftarak, për protagonismin e tij të spikatur.
Petrit Ruka (1954-2021)

Embëlsira për në fund. I fundit që iku nga gjashtë poetët që i mungojnë Tepelenës. Njohjet me të janë të hershme. Punonim larg njeri-tjetrit e malet na pengonin komunikimin. U ritakuam në Tiranë dhe ishte i pari që më nxiti se unë duhej t’i mblidhja poezitë e mia e se duhej të botoja një libër. Ai më premtoi një reçencë të cilën e bëri me shumë dashuri. Dhe portreti i tij, me një buzagaz të përhershëm, një buzëqeshje nga e cila edhe ty të vinte një dritë, njëpërndritje sysh sa askush nga të njohurit e tij të shumtë nuk do të mund ta harrojë dot.
Diplomuar për mësues i gjuhës dhe letërsisë e fillimet e jetës i pati si mësues. Pastaj poezia i hapi të tjera dyer. I ka rënë Tepelenës anë më anë, i ka kënduar njeriut, shpirti të tij, bukurisë njerëzore, u ka dhënë jetë baladave, flet me të vdekur e me të gjallë, mëkon himnin e madh të jetës .Pak dhimbje zemra le ta ketë, ajo bëhet më e ndjeshme. E ai e kishte këtë dhimbje, e cila e kishte pajisur me atë mekanizmin me të cilin ai kishte hyrë te njeriu dhe e kishte eksploruar atë.
Poet, skenarist dhe regjisor filmash, autor i dhjetra dokumentarëve e gjithçka që ka dalë nga pena e tij ka shpirt nga shirti i tij i ndjeshëm e human. E donte çmendurisht folklorin, rendte pas një gjetjeje, pas një rime a ritmi dhe me të ndërtonte një baladë e këtë ai e ka quajtur palca e artit të tij poetik. Poeti i dashurisë që ka shqetësim, që njeh luftën burrë-grua dhe e quan atë të bekuar e ajo poezi është një humn i dashurisë. Mund të ishte një aktor i mirë nëse do të ndiqte shkollën përkatëse, kishte një zë kumbues, ishte i artikulueshëm deri në detaje, jetik në poezi, larg manierave që ndërtojnë poezi, por asgjë që të bën për vete nuk ka aty.
Poezia do pasionin, dashurinë, lëngun e jetës e Petriti dinte t’i jepte ato në poezi. Ja, varri i babait, fjalët e nënës, sytë e vajzës qo po e lënë pa gjumë, gurgullima e Vjosës, dy fjalë të një ninulle a balade dhe ja lënda e parë e një poeti të lindur për të qënë poet.
Poet me shpirt lirik, melodioz, pasionant i çmendur, mbi të gjitha ai ka ditur të falë dashuri. Meritonte respek e vlerësim dhe ato nuk i kanë munguar. Ka marrë titullin “Mjeshtër i madh”, por vlerësimin më të madh e ka nga njerëzit që e donin dhe e respektonin.
Novrus Shehu Petrit Ruka Qazim Shemaj
Halil Qendro Lirim Deda Agim Shehu

Ky artikullshkruasi Veledin Durmishi, kur ben prtretin e poetit Lirim deda, e nis me fjalet: “Poet i lindur. Gabimisht ndoqi një shkollim ushtarake”. Ky zoteri duhet te kete jetuar gjithe jeten ne malet e Shqiperise ne thellesi te vendit, prandaj shkruan me kete perbuzje per ata poete, artiste, shkrimtare, kengetare, dramaturge, piktore, mjeshtra sporti, qe kane dale nga Shkolla e mesme ushtarake Skenderbej jo vetem Lirim Deda por edhe Halil Qendro, AHysni Milloshi, Arben Duka, Mentor Xhemali, Bashkim Koszeli, Novrus Yzeiri , Isa tare e plot e plote te tjere. Kam bindjen se ky zoreti duhet te jete andej, per te cilet Fan S Noli thote: “Dy ministra le te vine, se na duhen dhe pa tru.”
Njejes-vend
Shumes-vise.
Nuk mund te thuash-ai vis,.Nuk e perdor as populli.
Njejes-ka
shumes-qe
Nuk mund te thuash -nje qe po terhiqte parmenden.
I nduar Veledin Durishti, ju pershendes per kete shkrim kushteuar 6-te PENAT-PENA- te ndiereve e te nderuave =PENA te ralla qe une po i quaj si. *6 shte-shenjeze ne QIEL*, si kendohet ne nje kenge POPULLORE te shkelqyer ne zonat e Permetit e Kolonjes, te kenga *Hajt tia thenjeze te nje behen dyze.*..deri ne 12te.nje nga kenget me e bukur sa shume perfshirese,Keta vertey, jane SHENJTORE ne mjeshterine e tyre- PENE ARTE. Si bashkemoshatar me ta, bile me i madh se ata, sa kaluar 85 vite jete, shpreh dhimbie te dyfishte sa falemnderime per ju dhe. ngushellime familieve sa dashamiresve te shumte, per te NDERUAR-Te GJASHTE -PENA te RALLA te krijuesve tane.Te pa haruar Ata me,veprat e tyre te pavdekeshme.
I perjetshem kujtimi *te GJASHTEVE*,une,85 vjecari, nje jete mesues,sa pasion kulturen,patur krah,marre mathimat e tyre te vyera..
Toronto 10-08-2021 *Pasuesi Veteran*;
Dhimiter M Xhoga.