Dje GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, pas përgjimeve ku dëgjohej se kishte pranuar 1000 euro, një telefon dhe një arkë me peshk, për të futur në punë Florida Beun. Kjo e fundit është me profesion avokate, dhe kërkonte që të punësohej në dikasterin e Shërbimit Civil, pranë Ministrisë së Brendshme, shkruan Newsbomb.
Përveçse avokate, në emrin e saj në QKB rezultojnë të regjistruara 4 nipte, 4 super biznese në Durrës. Që prej vitit 4 korrik 2019 ajo menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi e quajtur “Adriatic Sea Transport”.
30-vjeçarja hyri në këtë kompani pas largimit nga 50% të aksioneve të nënës së saj. Gazetari Elton Qyno mëson se dhe “arka e famshme” me peshk të egër që është përfolur në biseda telefonike, i është dhënë ish-zv.ministres Voda në ambientet e brendshme të portit të Durrësit.
Ndërkohë në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50% të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës. Avokatja 30-vjeçare i ka blerë aksionet një biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka. Edhe këtë kompani e zotëron së bashku me vëllain e saj.
E reja që ndodhet në “arrest shtëpie” dhe që nesër pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit. “Beu-Oil” i ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit. Florida Beu është në këtë kompani në rolin e administratores dhe pronares me 50% të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kjo kompani është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit.
Nga verifikimet e Newsbomb në QKB, ka rezultuar se Florida Beu, është pronare dhe e një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit. Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100% të aksioneve nga Florida Beu
I çuditshëm është fakti se pse një vajzë 30-vjeçare me profesion avokate dhe me 4 biznese që të sjellin çdo ditë fitime marrëmendëse, të kërkojë të punësohet një një pozicion modest në në një dikaster të Ministrisë së Brendshme. Ndoshta përpos parave, për disa persona lakmohet dhe pushteti.

Pushtetin e perdorin si mburoj per vjedhjet dhe pislliqet qe bejne me bizneset…
Pushteti te sjell edhe pare qyl duke i vene gjoba apo kercenuar te tjeret,po ashtu te sjellin zarfin e arkat me peshk e me qyl
Jo mo zoti gazetar nuk lakmohet pushteti kot te gjitha kto pasuri qe ajo zotron ne nje shtet tjeter ishin mare ne sekuestrim dhe do kerkohej inventari i minimumi 10 viteve te fundit te ktyre aktiviteteve per ti ber bilancin me pa si jane vene kto asete, po nejse ne nje shtet tjeter ktu do paguj haracin do dali me mas sigurie arest shpie se ka probleme shendetsore
Babezia plako, babezia, fut duart ku te mundesh, tha mire i gjati KCK. Nc, nc, nc, ketyre ju duhen djegur kompanite e pronat, konfiskuar llogarite bankare, prere duart e qepur goja se ndryshe nuk degjon shqiptari nga ai vesh. Zv. ministre tjetra dhe del Kryekari e thote qe s’di gje une, fajin e ka ministri.
Keshtu eshte vene pasuria edhe perpara 1944-es nga shqiptaret. Cerekun e vendit e plackisin vete, trecerekun te huajt, kurse popullit i vene damken e llumit. Vetem nje revolucion tjeter socialist i ndreq punet, por fatkeqesisht koha nuk punon per ate.
Nuk jane shtur te varfrit por spondine te ndalen te pasurit,nuk njohin mase,babezi si kjo zonjeza me siper (qe po ti hysh thelle thelle kushedi cdo te dale pervec bizineseve)vene nepr kisha e xhami predikojne per miresi , ,,,,,,,e cte thuash me qe ju zente gryken e mos gjecin derman,,,,,,,e do te bejne shtetin si kjo kokelopa ketu
, ,,,,ptu
Florida qe thoni ju, ato karburantet i ka bere me leket e veta. Ka paguar cdo takse mbi fitimet e veta dhe paguan cdo takse per kryerjen e veprimtarise se saj! Hajde medet hajde…. A e dini se sa kushton thjesht leja e veprimtarise per nje karburant! Eshte cmenduri! Kjo pastaj, na dashka dhe te futet si juriste ne Ministri. Dihet hesapi… kapja e “klienteve”. Do te ishte interesante te futej SPAK mbi menyrat dhe burimin e te ardhruave per keto biznese!
Po kjo e famshnja GJKKO DENOI HAJDUTET NE QEVERI QE KANE VILA, SHTEPI NGA DY-TRE APO QE STUDIOJNE FEMIJET NE SHKOLLAT ME TE MIRA TE EVROPES DHE I BEJNE ME RROGAT E TYRE QE NUK DALIN AS PER TE MBAJTUR FEMIJET ME MAKINAT ME TE SHTRENJTA dhe tani i ardhi rradha ketyre qe marin nje mije euro dhe nje arke me peshk!!! Hahahahahaha, me kete rastin e arkes me peshk duan te na mbushin mendjen se ” po luftojne korrupsionin. Arestomi more ata peshait e medhenj dhe cironka mjaft e kane me pushim nga puna.