U mbajt sekret për 70 vite: Janë përdhunuar rreth një milion gra gjermane!

redaktor

Historiania Miriam Gebhardt në librin e saj të ri “Kur erdhën ushtarët” ka zbuluar sekretin i cili për rreth 70 vite ishte varrosur thellë në sirtarë.

Ajo pohon se ushtarët e Aleancës gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani përdhunuan më shumë se një milion gra!

“Saktësisht nuk mund të dihet numri i të përdhunuarave, por me siguri mund të thuhet se janë përdhunuar së paku 860 mijë gra, burra, madje edhe fëmijë. Kjo ka ndodhur gjithkund”, shkruan në librin i cili është paraqitur si një “raport përfundimtar”, raporton Telegrafi.

Bota deri tani ka pasur iluzionin se dhunimi masiv ka qenë e vetmja armë e Stalinit dhe Armatës së Kuqe nëpërmjet së cilës taktikë kanë tentuar për të thyer moralin e popullit gjerman.

“Jo rusët nuk janë të vetmit fajtorë”, thotë Gebhardt dhe vazhdon: “Edhe perëndimorët kanë pasur një rol të madh në këtë mes. Hulumtimi im zgjati një vit e gjysmë. Kam tentuar për të treguar historinë nga perspektiva e viktimave dhe rindërtimin e ngjarjeve në mënyrë më të butë”.

Share This Article
2 Comments
  • Po ruse apo çfarë mund të quhen gratë e ish Bashkimit Sovjetik, polake, çeke e çdo lloj rrace që u gjend e pushtuar? Nejse. Vetëm rusë u vranë 24 mln dhe në përfundim doli se genocid ndaj hebrejve. Një gjë është e sigurtë; ushtarët nuk kanë gëzim tjetër përsa kohë rrezikojnë jetën.

  • Ky fenomen kriminal ka ndodhur dhe ne France nga aleatet çlirimtare pas sulmit ne Normandi , i huaj mbetet i huaj , mos mbani iluzione se vetem armiku te ben te keqen , siç kane thene me pare ; hasmi te vret e i joti ta fut ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *