Muaji që kaloi, nga pikëpamja politike, ishte krejt i veçantë. Sepse “është mbarsur jo mali, por miu e polli një mal”. Historia e “organizimit të eliminimit fizik” të dy zotërinjve deputetë ta shpif, është një bllof krejt i shëmtuar, një histori mizerabël dhe e pështirë. Përpjekjet për të fituar jetesë të përditshme, zëvendësohen paturpësisht me shpenzim banal të kohës, për të mos thënë kriminal. “Në botë ka më shumë budallenj se batakçinj, ndryshe batakçinjtë nuk kishin me se të jetonin”, thotë një fjalë e urtë. Duket sikur këtë muaj i gjithë budallallëku e batakçillëku i botës zbriti në Tiranë. Le të biem qoftë edhe formalisht dakord! Për herë të parë, por fare të parë, organet e Prokurorisë thuajse kanë zbuluar në një kohë rekord e me shumë inteligjencë, një akuzë që duket si e paqenë, pas të cilës qëndrojnë forcat më të errëta. Vetëm të jesh i verbër që të mos shohësh se pas pemës fshihet pylli, probleme e konkluzione që të trembin.
Pas jetës parlamentare fshihet një falsitet i tmerrshëm. Historia e kërcënimit për vrasje ka nisur 6-7 muaj më parë dhe faktorët e brendshëm të këtij institucioni, nuk kanë patur forcën e mjaftueshme për ta mbyllur këtë histori të stisur. Ёshtë bërë mirë që nuk është mbyllur. Për të parë se ç’komedi tragjike luhet në emër të popullit e kundër interesave të tij. Në mbledhjen e komisionit parlamentar të datës 25 mars, boshti i “vërtetimit” të akuzës përqendrohet te deponimet e ekzekutorit të supozuar Durim Bami, një person krejt i rëndomtë viktimë e fatkeq i vetes së vet, si dhe te grupi trio i deputetëve nul të opozitës, me në krye ish-kryetarin e
KQZ-së, atij të “pavarurit”, atij juristit mashtrues. Ja, rreth këtyre kurtheve është vërtitur jeta politike e parlamentit tonë këto 7 muaj. Nën këtë sfond, vendi ynë i mjerë, është përpëlitur nën tenderin e ndarjes të zonave personale të influencës. Ndofta, ngjarja është kambana e fundit që bie, për t’i kujtuar këtij populli se vendi i takon atij e jo politikanëve, puna e të cilëve nga ana e efiçencës kanë qenë zero. Ngjarja është e stisur, kauza e saj mizerabël.
Opozita e ka kompromentuar veten deri në një organizatë me tregues të frikshëm subversivë, ose më shqip në një parti që kërkon të përmbysë rendin në fuqi, të dëmtojë pushtetin e ligjshëm nëpërmjet veprimtarisë së fshehtë. Pas çdo përpunimi psikologjik e ideologjik, çështja për çudi “vërtetohet” praktikisht, e më tej po praktikisht injorohet, për t’i hapur shteg një çështje tjetër. Ndërkohë psikika e qytetarëve rëndohet, turbullohet qetësia shoqërore dhe pesha specifike e ekuilibrit shtetëror rëndon në favor të forcave të errëta e keqdashëse. Forca të errëta? Ёshtë mënyrë stampë të shprehuri. Forca janë krejt të dukshme, por me mëndje të errët, biles pis fare, sterrë. Pas një presioni për protagonizëm në trafikun e drogës, deri në “përdorim” të forcave ushtarake, pas mitingjeve “masive” me në krye koka të droguara realisht, u gjend një karakatinë aeroplan me një pilot avdall e idiot të bënte harakiri banditësh, për të “vërtetuar” popullit se ku është “zhytur” kjo qeveri. Natyrisht që pas drogës radha i vjen lëvizjes të “dekriminalizimit” të parlamentit e të politikës. Protesta pa kauzë, u përcaktua kjo “lëvizje”. Nuk ka kauzë? Nuk është e vështirë të vërtetohet! U gjet një politikan deputet, i cili konsiderohet si “zot” i një rrethi që të akuzojë Kryetarin e Parlamentit se ka bërë të gjitha përpjekjet për ta vrarë atë e një koleg tjetër të tij. Akuzë që ndofta nuk e gjen edhe në rendet më të egra të Afrikës së thellë. Në fakt do ta shohim përfundimin edhe të këtij seriali, por ndërkohë vendi, shteti dhe qytetarët janë të detyruar të prehen nën tallazet e boshllëkut shoqëror dhe nën presionin e kohës së hileqarëve dhe parazitëve. Ironia është se këtë “kauzë” e kryeson partia, apo më mirë një grup, shumë “elokuent” në këto lloj marifetesh, grupi i “sulmit” i asaj partie që dikur mbahej për demokratike e sot për monopartiake. Kërkon dekriminalizim ai grupim, që ka brenda vetes e udhëhiqet nga ai që akuzohet si krimineli më i madh sot. Nga ai, që shumë shpejt do të gjykohet… në Hagë, nga ai që ju ngjit këtij vendi si m… pas këpuce, e që arriti t’i fshehë veprimet e veta antikombëtare, pas naivitetit të një populli të izoluar e të drobitur. Por me një veçori. Përveç bandës me 10 apo 12 vetë që i janë betuar këtij kryebanditi, ende në këtë grupim nuk del njeri ta kundërshtojë për prapësitë e tij e për agresionin që ai i bën haptas çdo ditë vendit. Kaq fort është futur e keqja në këtë parti? Dhe e keqja në këtë kohë, nuk është një e keqe morale shkollore, por një e keqe në kohën e kriminalizimit e të korrupsionit më të egër në rajon. “Numri i madh i pjesëmarrësve nuk përligj krimin” thotë një shkrimtare amerikane, Margaret Fuller. Kur luftën kundër krimit kërkon ta udhëheq autori i krimeve më të rënda në këtë vend, kur kopenë e udhëheq një ujk gjuhë helm, një kryeqelbësirë, e atë ende ka qytetarë që vazhdojnë ta brohorasin, jo vetëm nuk ka dekriminalizim, por njerëzit e thjeshtë e deri te pushtetarët më të lartë, duhet t’i bëjnë hesapet me kriminalizim, me kokën e tyre. Krismat, vrasjet, tritoli, zhurma e demagogjia janë konsumuar, psikoza është në nivelin më të lartë. Pritet vetëm vërtetimi praktik. Prandaj ngjarja është e stisur, kauza e saj mizerabël.
“Edhe qeni më frikacak të kafshon po t’i heqësh kockën nga goja”. E sidomos ujqërve që kanë vite e vite që bëjnë e presin para, duke i prerë ato me thikë ndër dhëmbë, së bashku me shpresat e shqiptarëve për ekonomi normale, konkurrencë të ndershme. Nuk ka se si “vrasjen” e dy deputetëve, të mos e lidhësh me ngjarjen kur po i njëjti “vrasës” donte të “vriste” një tjetër deputet, veprimtaria e të cilit shkëlqen me të gjithë errësirën e vet. Fakti që në këtë histori u fut ish-deputeti Dritan Prifti, sot biznesmen “as i varfër e as i pasur”, tmerrësisht i suksesshëm në fushën e … bamirësisë dhe konsulencës me të huajt, e kthen këtë në një histori shpërdorimi kriminal të jetës të qytetarëve, nga skuadra injorantësh, kusarësh, parazitësh e njerëzish të pa shpirt. Dalja në skenë e këtij rrenegati, “kompetenca” me të cilën ky ish-deputet “përfaqësoi” mikun e tij, plagjiatura regjisoriale e filmimeve të djeshëm e të sotëm “live” dhe maskarallëku që ka shpërthyer e po del nga bota e biznesit me liçencë politike, tregon se nuk bëhet më fjalë për një kockë me erë nafte, por për tonelata “mishi” mirëqenieje qytetarësh që shqyen e shqyen të gjallë për ditë. Pa dyshim që këtu nis filli i lëmshit të terrorit jo vetëm politik, që është thurur këto 3-4 vitet e fundit. Çfarë nuk bëka vaki në këtë vendin tonë kuq e zi! Pse ta fshehim? A ka qenë ashtu siç u propagandua nga opinioni publik videoja e “përqindjeve” të zotit Ilir Meta, apo ka qenë e manipuluar nga regjistrimet e këtij tartabiqe intrigant dhe nga regjisori i “madh”, të cilit po vazhdojnë t’i realizohen skenarët e tij kriminale? Mos ndoshta atij që sot e kemi Kryetar Parlamenti, ndofta moralisht duhet t’i kërkohet falje për presionin që ushtruan ndaj tij një pjesë e qytetarëve? Sa të drejtë kanë ndërkombëtarët që e theksojnë pa reshtur mos ndërhyrjen në punët e hetimit të organeve të Prokurorisë! Por sa keq që ende ka shumë qytetarë që zvarriten me “entuziazëm” të pakuptimtë pas manipulatorëve të opozitës, të paaftë e të dyshimtë. Le ta lemë më së fundi Prokurorinë tonë, Prokurorinë e të gjithëve, ta kryejë siç duhet këtë hetim që ka nisur me objektivitet e përkushtim. Sepse janë këto organe, për të cilët jemi ankuar për mefshtësi e anësi, janë këto organe që do të duhet të na nxisin të fillohet një luftë ligjore dhe e pandërprerë ndaj korrupsionit, që gati, gati po na fut nën dhe. Ndofta duhet që më së fundi t’i respektojmë organet e Prokurorisë me plot dëshirë e shpresë. Sepse, po punoi e qetë nuk do ta ketë të vështirë t’i shkojë kësaj çështje deri në fund, e cila mund të na hapi sytë për të parë se në ç’batak mund të kemi rënë apo mund të biem. Të mos harrojmë se historitë e mëtejshme që vijojnë pas saj, janë të rënda por të rëndomta, “mish për top” për të çoroditur e për t’u larguar nga brirët e demit. Ngjarja është e stisur e me një kauza mizerabël, por e vërteta e saj na duhet me doemos. “E vërteta është gjithmonë e rrezikshme për pushtetin e maskarenjve, të shfrytëzuesve e të grabitësve”.

SHKRIM BRILANT PO NUK E NDAN M..NGA MJALTI(Apo ne kete vend pas 25 vitesh ka ngelur vetem M.. qe eshte bere mullar)?
More i respektuari e nderuari autor i ketij shkrimi qe rralle kam lexuar ne kete te perditeshme per te mos thene e vetemja ,nga te paktat e pa varur,si mendon te dale SOVRANI nga llagemi ku e kane futur bandat ‘salisjane’ e ato ‘soialSSaluste?
Akoma ke shprese qe ‘dhenderri serb’ me mbeshtetjen e Fzlliqave kapitaleve finaniare e BIberajve,ambasadoreve te ‘burrave te shtetit’ mund te ‘zhduket ne terrin e harreses’ pas 25 vjet nga Nanot ,ilirianet e socialSSalistet qe naten vjedhin e diten ngrejne monumente te Zogollit,te ‘nene mbretereshes’ bejne homazhe ne parlamentin Wikilliks trafikantit kadaver qe qelb ere ne parlamentin e popullit e politiken e shtetit e ben nipi ‘idjot’ i naltmadhenise prane ‘Nishan mavrise’ e qe ne varret e deshmoreve te kombit sot qelben kadaverat e ‘hajdareve’ e ne vend te stacionit te trenit i fryn bilbilit te obskurantizmit mesjetar ZOGJI I PARE!!??
‘Armiku me i rrezikshem ai qe nuk njihet e duket’
Nuk eshte Sali Berisha tashme armiku me i rrezikshem sepse e nohin 90 perqind e shqipetareve por AT qe 25 vjet i japin ‘oksigjen’ per te mbi jetuar-ALABAKET e parlamentit.’kungujt e DhjetArit’,’gjirizat e Lalesit’ e ‘Çunat e TirOnes’ qe nuk kane per tu pjekur Kurrrrrrrre! Edhe kungulli qe eshte kungull do 1 dite diell te piqet!
“Fakti që në këtë histori u fut ish-deputeti Dritan Prifti, sot biznesmen “as i varfër e as i pasur”, tmerrësisht i suksesshëm në fushën e … bamirësisë dhe konsulencës me të huajt, e kthen këtë në një histori shpërdorimi kriminal të jetës të qytetarëve, nga skuadra injorantësh, kusarësh, parazitësh e njerëzish të pa shpirt. Dalja në skenë e këtij rrenegati, “kompetenca” me të cilën ky ish-deputet “përfaqësoi”
PRANDAJ DUHET ARESTUAR EDHE PRIFTI. NE OPINIONIN TIM AI NUK ESHTE NJE “BAMIRES I SUKSESSHEM” POR NJE ANAKONDA ME LIDHJE JASHTE SHQIPERISE….
ESHTE KOHA TE GJYKOHET!
E more Bardhyl,
ta respektoj mendimin por nuk mbulohet muti me shurre .Vetem i shperndahet pak era.Rama,i djathti qe ka urzupuar seline e Rozes e ka falur Saliun dhe po e pregatit Rozen qe te dale nudo per qejf te Saliut.
Tregojne se ne Spanje ,ne mesjete,minjte ne nje qytet u shtuan aq shume sa jo vetem po hanin gjithe rezervat ushqimore por po hanin dhe teshat dhe drrasat.Minjte zaptuan rruget dhe banesat.Megjithe mobilizimin e policise,ushtrise e qytetareve minjte po shumoheshin.Ndihmat nga europa me mace e macok te majme nuk benin fajde.
Keshilltari cifut Efraim(jo Diveroli i Saliut dhe Edit)mbylli ne nje kontenier te madh metalik nje tufe me minj dhe i la disa dite derisa ata nga uria filluan te hane njeri tjetrin.I leshoi ne rruge dhe ata filluan te mbysin minjte e tjere.
Edhe ne eshte mire te mos i ushqejme me vota rracen e minjve qe si lane gje pa ngrene e shqyer popullit dhe shpejt Edvini do haje Saliun dhe meten e anasjelltas deri sa te zhduket rraca e tyre.
Po, prokuroria duhet te lejohet te punoje e qete. Por mos harrojme se edhe brenda saj ka prokurore qe jane te zhytur ne llum e korrupsion. Sa e cilet jane kete nuk mund ta dije njeriu i thjeshte, por ka menyra qe te zbulohen. Se pari fillohet nga dosjet e mbyllura apo te “djegura” ne gjykate per “procedure”. Rasti i dosjes se Bashes per akuzen e ngritur nga Kontrolli i Larte i Shtetit, tregon se Prokuroria, KLSh apo Gjykata e Larte , apo te tria ne bashkepunim kane faj. Inspektoriati i Ministrise se Drejtesise me apo pa bashkepunimin e Keshillit te Larte te Drejtesise e ka kete kompetence, nese jo t’i jepet me ligj. Ky eshte rasti qe maxhoranca te tregoje se do vertet qe ndeshkueshmeria te behet. Dhashe nje rast,ka edhe te tjere si Gerdeci, apo 21 janari, por mendoj se duhen hedhur hapa te kujdeshshme, por kursesi te harrohen. Pastaj u vjen rradha edhe edhe prifteve, nanove, medive dhe me tej zeneve e kompani. Po berishen do pyese ndokush? Nese ceshtjet e mesiperme hetohen seriozisht, edhe njehere nga fillimi, dhe gjykohen drejt, detyrimisht te cojne tek ai, se asnje nga keto nuk eshte bere pa inisiativen, ndihmen dhe bekimin e tij, deri tek presioni i hapur ndaj drejtesise per t’i shpetuar. per te ka nje mal me indicie, por ato duhen mbeshtetur fort ne dokumenta dhe dispozita ligjore te pakontestueshme nga asnje gjykate. Dhe kjo do pune serioze profesionale. Por ne gjithe kete, nuk duhet harruar kryesorja. Per ato si me siper, por edhe per qindra afera te tjera te pista, duhet filluar nga hetimi i pasurive te krimineleve apo te korruptuarve ne te gjitha nivelet. Çdo hetim ndaj pasurive kur ato jane te pajustifikuara te con ne nje krim (krimi ka shume natyra nuk eshte vetem te vrasesh). Çdo gje e parashikuar ne Kodin Penal, pergjithesisht eshte krim apo kondravajtje penale, pra i denueshem. Prokuroria ka rastin Sanader si busull. vetem nga nje ore 100.000 dollarshe e tij, filloi hetimi dhe pastaj gjerat vijne rrjedhshem. Le te fillohet nga pasurite pra. Ngritja e Byrose Hetimit nen kujdesin e FBI amerikane na jep shjpresa se dicka do te levize per mire. Eshte beteje e veshtire dhe e gjate, por jo e pa mundur. Duhet vullnet politik, ne kete rast nga maxhoranca aktuale, qe ka shumicen e instrumentave ne dore dhe pastaj aktivizimi i kontigjenteve më te ndershme, më te afta dhe me kurajoze brenda vete drejtesise (prokurori, gjykata), duke u dhene atyre gjithe ndihmen e duhur per ta bere detyren sic duhet.
Sovrani,vetem sovrani duhet te vendose dhe konkretisht:Cdo gjashte muaj zgjedhje,deri ne pastrimin e politikes dhe te administrates.Vetem keshtu keni elemimuar burokracine kriminale dhe arrogancen ndaj sovranit.