Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg” ndaj katër punonjësve të Spitalit Psikiatrik Vlorë.
Hetimet e Prokurorisë kanë nisur pas transmetimit televiziv të emisionit investigativ “Fiks Fare”, ku dy mjekë dhe dy infermierë lëshonin dokumente mjekësore dhe leje drejtimi për në KMCAP, kundrejt pagesave të parregullta.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për mjekët me inicialet D.B., dhe Laureta Selimaj dhe infermierët Arsen Kadënaj dhe Lindita Kanushi.
“Konkretisht, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D.B., Laureta Selimaj, me detyrë mjekë pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, si dhe shtetasit Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, me detyrë infermierë pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi E.T. një shumë prej 50 nijë lekësh, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë drejtimi për në KMCAP për vëllain e tij shtetasin A. T”, thuhet në deklaratën e prokurorisë
